Mobi Casa

Sokol Haliti ndan mirënjohje për biznesmenin Danush Osmani për kontributin në komunitet

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i Komuna e Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim pronarin e kompanisë LALA SH.P.K nga Ferizaj, Danush Osmani, të cilit i ka ndarë mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në të mirë të komunitetit.

Me këtë rast, Haliti vlerësoi lart angazhimin e biznesmenit Osmani, veçanërisht për mbështetjen e dhënë në Parkun e Sllatinës dhe në fshatin Sllatinë, duke theksuar se bashkëpunime të tilla kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin lokal dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Uji Dea

Nga ana tjetër, Danush Osmani falënderoi Komunën e Vitisë për vlerësimin e dhënë dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin edhe në të ardhmen, në projekte dhe iniciativa në shërbim të komunitetit./rajonipress/