FIDANISHTJA

Sokol Haliti model i politikanit të moderuar, fitoi sepse respektoi punën e tij dhe nuk e ofendoi askënd

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Sokol Haliti çdo ditë e më shumë po e ndërton profilin e një politikani modern, një lider i Anamoravës, që gjatë gjithë fushatës nuk e ofendoi asnjë rival, asnjë opozitar. Arma e tij e fort vazhdon të mbetet puna e tij e mirë me qytetarët pa dallim, kontributi i tij në çdo sferë e fushë, në qytetin e Vitisë. Për Sokol Halitin interes i vetëm ishte fuqizimi dhe realizimi i sa më shumë projekteve në qytetin e Vitisë.

Sokol Haliti ka një pamje prej një politikani të qetë, të urtë, të sjellshëm dhe të edukuar familjarisht. Pak njerëz mund ta kuptojnë se Sokoli është marrë me politikë, shumë më herët se sa mendojnë të tjerët.

Ishte gjithmonë në vijën e parë të frontit, edhe si student në Prishtinë, edhe si përkrahës i luftës dhe i pajtimit të gjaqeve, aktivist e punëtor i palodhur, në kohën e Partisë Parlamentare, asokohe.

Thjeshtë ai nuk është ndërtuar, as për një natë, e as për një ditë. Ka një bagazh dhe një biografi të pasur e të pastër prej politikani.

Edhe tani, Sokol Haliti po tregohet një politikanë i matur, i kujdesshëm në fjalime e debate politike. Asnjëherë nuk e ofendoi asnjë rival e kundërshtar, por me fanatizëm mbrojti punën e tij kolosale, që ka bërë për këto vite.

ARKATANA

Arma e tij e fort vazhdon të mbetet puna e tij e mirë me qytetarët pa dallim, kontributi i tij në çdo sferë e fushë në qytetin e Vitisë.

Për Sokol Halitin interes i vetëm ishte fuqizimi dhe realizimi i sa më shumë projekteve në qytetin e Vitisë.

Në balotazh nuk e ka shumë problem fitoren sepse përgatitja e tij profesionale dhe puna e mirë në teren i garantojnë shumë avantazhe Sokol Halitit.

“Unë i besoj punës sime në teren, i besoj qytetarit dhe qytetarëve pa dallim, që më kanë përkrahur e mbështetur për këto vite, pa u ndalur. Do të jem përherë afër tyre, afër kërkesave reale të secilit qytetar e komunitet. Për mua e shenjtë është emblema e komunës së Vitisë dhe të shenjtë e përherë të respektuar mbetën qytetarët e saj të mrekullueshëm” tha Haliti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.