Sokol Haliti merr përkrahje edhe nga Pozharani

Viti – Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur një tubim mbresëlënës në Pozharan të Vitisë.
Përveç kandidatit për kryetar të komunës Sokol Haliti, i cili ka premtuar një jetë më të mirë, pa burokraci, pa zhvatje dhe qeverisje pa vjedhje, kësaj ideje i ka kontribuar me fjalën e tij edhe major Anton Çuni, ish bashkëluftëtar i Agim Ramadanit dhe zëvendëskomandant në Koshare.
Çuni, ndërsa e ka lavdëruar shtabin për punën e palodhshme, sidomos të rinjtë. Ai tha se do të investohet shumë në Pozheran dhe se për të ndodhur kjo garancë është Sokol Haliti dhe ekipi i tij./rajonipress/