Sokol Haliti merr lajme të mira nga Lutfi Zharku
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti sot pati një takim shumë të rëndësishëm me ministrin e infrastrukturës Lutfi Zharku. Në këtë takim ministri Zharku ia konfirmoj ndarjen e mjeteve për revitalizimin e rrugëve magjistrale Gerlice – Viti – Kllokot dhe magjistrales Kllokot – Pozhoran – Ferizaj.
Ky revitalizim pritet të filloj së shpejti dhe padyshim është një nga lajmet më të mira për qytetarët e komunës së Vitisë thuhet në njoftimin e Kabinetit të kryetarit Haliti, raporton rajonipress.
Kryetari Haliti gjithashtu u prit sot edhe nga zëvendës ministri i ekonomisë dhe financave Agim Krasniqi, ku temë e bisedës ishin mbështetja e projekteve kapitale për komunën e Vitisë gjatë vitit 2015./rajonipress/


