UBT

Sokol Haliti ka realizuar numrin më të madh të premtimeve, Gjilani është larg

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Sokol Haliti kryetar i Vitisë është radhitur në raportin e Institutit GAP si njëri ndër kryetarët më të mirë që ka realizuar shumicën e premtimeve, kurse Gjilani nga 31 premtime ka realizuar vetëm 8 prej tyre.

Sokol Haliti duke u marrë me problemet jetike dhe duke mos pasur kohë të bredhë poshtë e lartë nëpër zyrat e LDK-së dhe tani edhe të Qeverisë, po del si kryetari më i suksesshëm në Kosovë, pasiqë sipas raportit të GAP-it, ka arritur të realizojë shumicën e premtimeve.

Ajo çka është me rëndësi Sokol Haliti gëzon edhe një mbështetje të madhe tek qytetarët meqë vazhdimisht është në teren.

Por kështu nuk po ndodhë me Lutfi Hazirin i cili për shkak të pozitës që ka si nënkryetar i LDK-së, ka shumë pak kohë të merret me problemet e qytetarëve.

Sipas Institutit GAP nga 31 premtime të Lutfi Hazirit, prej tyre 8 janë të përfunduara, 5 gjysmë të përfunduara, 11 të filluara dhe 7 nuk kanë filluar fare.

Fundamenti

Instituti GAP ndryshe këtë monitorim e ka bërë në fushat e arsimit, bujqësisë, ekonomisë, infrastrukturës, kulturës, shëndetësisë, sociale dhe urbanizëm.

Janë dy çështje që bien në sy kur është në pyetje Gjilani. Përfundimi i ndërtimit të kolektorëve për ujërat e zeza (më shumë). Në raport thuhet se Komuna ka përfituar donacion dhe ka nisur disa investime në ketë drejtim. Kolektorët do të trajtohen me projektin e impiantit dhe zbatimi pritet te filloj në vitin 2020.

Si dhe lokacion i ri për varrezat e qytetit dhe ndërtimi i infrastrukturës përcjellëse (më shumë). Edhe këtu është thënë se është caktuar lokacioni për varrezat e qytetit në lagjen “Zabeli”, në hapësirë prej 10 hektarëve. Komuna ka nisur disa investime në ketë hapësirë, por pas kësaj ka dalë që një pjesë e asaj hapësire është pronë private dhe disa nga banorët e atij lokaliteti kanë ngritur padi ndaj komunës. Kjo ka bërë që punët në rregullimin e lokacionit të varrezave të ndërpriten.

Pavarësisht raportit dhe pavarësisht rekomandimeve për qytetarët e Gjilanit vazhdon të mbetet si top prioritet furnizimi me ujë të pijshëm.

Derisa Lutfi Haziri po kërkonte largimin e taksës këtë të diele, shumë qytetar kanë komentuar duke kërkuar nga Haziri ujë, ujë, ujë, e jo përralla./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.