RCCOLA

Sokol Haliti ka përgëzuar qytetarët vitias pas aprovimit të Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Ky plan do të përcaktoj kahjet e zhvillimit të komunës sonë dhe për hartimin e tij dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar që të finalizojnë këtë dokument të rëndësishëm ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë!
Sot dua të ndajë me ju një lajm të mrekullueshme, pasi që është aprovuar Plani Zhvillimor Komunal 2023-2031.

UBT

Ky plan do të përcaktoj kahjet e zhvillimit të komunës sonë dhe për hartimin e tij dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar që të finalizojnë këtë dokument të rëndësishëm.

Gjithashtu këtë vit jo vetëm se po e përmbyllim suksesshëm në realizimin e projekteve të shumta në çdo cep të Vitisë por edhe në hartimin e dokumenteve të të rëndësishme si Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, finalizimit të Parkut industrial në Budrikë etj.

Gjithashtu PZHK 2023-2031, do të shoqërohet edhe me dokumente të tjera që do t’i finalizojnë së shpejti, tha kryetari Haliti.