Fundamenti

Sokol Haliti i quan tendencioze deklaratat e zyrtarëve të PDK-së në Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Deklarata e degës së PDK-së në Viti, lidhur me harxhimet e drekave zyrtare dhe kritikave për disa projekte dy vjeçare janë krejtësisht politike dhe tendencioze të cilat kanë për bazë dezinformimin e opinionit publik dhe tentim uljen e reputacionit të Kryetarit të Komunës së Vitisë dhe qeverisjes komunale thuhet në reagimin e zyrës së kryetarit Sokol Haliti.

Në të gjitha këto darka zyrtare të cilat janë paraqitur edhe në pasqyrat financiare të cilat janë publike për opinionin bëjnë pjesë shumë manifestime kulturore sportive për nder të dëshmorëve të komunës së Vitisë dhe datave të caktuara historike që lidhën me komunën e Vitisë si: Flakadani i Karadakut i cili për realizimin e tij ka një kosto të lartë financiare duke ditur se ajo ngërthen në vete shumë aktivitete kulturore dhe sportive.

Vitin e kaluar Komuna e Vitisë ka shënuar 14 Qershorin- Ditën e Çlirimit si asnjëherë më parë sepse ishin të pranishëm dy ish presidentet z. Bujar Nishani dhe Atifete Jahjaga të shoqëruar me bashkëpunëtoret e tyre. Në këtë ditë është nderuar veprimtari i madh i çështjes kombëtare nga Pozherani i Vitisë, z. Xhelil Musa.

Mobi Casa

Në të gjitha këto aktivitete prezent ishin përfaqësues të partive politike nga opozita dhe këshilltarët komunal pa dallime.

Si pasoj e keqqeverisjes së PDK-së në Viti, ende po paguajmë borxhe të cilat na vijnë nga koha kur kjo parti ka keq qeverisur. Lidhur me projektet dy vjeçare ja bëjmë me dije këtij subjekti politik se ato do të realizohen edhe në vitin 2020 siç është e paraparë në bazë të planit dinamik të punimeve e që tërësisht janë ligjore thuhet në reagim./rajonipress/