UBT

Sokol Haliti: Faleminderit pa fund, Vitia ime!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Historia u shkrua nga duart tuaja, me votën tuaj, me besimin që keni treguar në rrugën tonë të përbashkët. Kjo fitore është e juaja, e çdo qytetari, e çdo familjeje, e çdo të riu e të reje që besoi se puna, përkushtimi dhe ndershmëria triumfojnë gjithmonë ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Ju faleminderit nga zemra për çdo takim, çdo buzëqeshje, çdo fjalë mbështetjeje dhe çdo hap bashkë në këtë rrugëtim. Ju faleminderit që treguat se Vitia është qytet i njerëzve që duan vendin e tyre, që nuk lodhen, që ecin përpara me dinjitet, me besim në punë mbi premtime, e përkushtim mbi interesin personal. Kemi dëshmuar se kur jemi bashkë, asgjë nuk na ndal!

Vitia do të vazhdojë të ecë përpara, më e fortë, më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë. Ne do të vazhdojmë punën me të njëjtin përkushtim, me të njëjtin respekt për çdo njeri, e me të njëjtin ideal që na bashkon: të ndërtojmë një Viti që nuk ndalet.

HW

Kjo fitore është e popullit, e qytetarëve të ndershëm që besojnë në të ardhmen e qytetit tonë. Ju faleminderit nga zemra, për besimin, për bashkëpunimin, për dashurinë tuaj. E ardhmja e Vitisë është në duar të sigurta, sepse është në duart tuaja.

Së bashku, Vitinë do ta çojmë PËRTEJ!

I juaji, me mirënjohje dhe dashuri,
Sokol Haliti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.