United Hospital

Sokol Haliti e Xhevat Bajrami mbështesin aktivitetet rinore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me departamentin për Rini, në kuadër të MKRS-së dhe të Muzeut të Kosovës, kanë shënuar sot në Viti, me aktivitete të shumta ditët e rinisë. Në kuadër të këtyre aktiviteteve ndër tjerash u organizuan edhe: Trajnimi praktik i gjurmimeve të improvizuara arkeologjike nga vetë të rinjtë pjesëmarrës, konservimi, restaurimi dhe inventarizimi i tyre.

Po ashtu para të rinjve janë prezantuar edhe vlerat kulturore, sociale përmes pikturës dhe vizatimit. Ndër tjerash është shpërndarë edhe libri “Udhëtimi në Kohë” i botuar nga Muzeu i Kosovës e që është pjesë e programit edukativo-arsimor.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani, duke ju uruar të gjithë të rinjve, ditët e rinisë ndër tjerash tha se këto aktivitete janë të mirëseardhura në Komunën e Vitisë. “Padyshim se këto aktivitete janë shumë të mirëseardhura në Komunën tonë, sepse ato përveç që shërbejnë për sensibilizimin e rinisë për trashëgimin kulturore, për të cilën ne kemi potencial të jashtëzakonshëm në komunën tonë, sigurisht që i shërbejnë edhe socializmit në mes të rinisë sonë “ u shpreh Sylejmani.

Ndërsa Xhevat Bajrami nga Departamenti për Rini, në kuadër të MKRS-së i cili shoqërohej edhe nga Bujar Haziri tha se duke u bazuar në Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Rini, organizohen këto aktivitete. “Ne me këto aktivitete synojmë që të përmbushim objektivat tona strategjike duke implementuar aktivitete të ndryshme në të gjitha komuna e Republikës së Kosovës” u shpreh Bajrami.

Ai ndër tjerash falënderoj Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti për prezencën e tij, duke thënë se kjo tregon se ai me të vërtetë është i përkushtuar të zgjedhë problemet rinore, që sipas Bajramit nuk janë të paketa duke potencuar se problemi kryesore është papunësia e të rinjve.

Hidromorava

Ndërsa në emër të Muzeut të Kosovës, ka folur Fatmir Hoxha i cili tha se edhe Muzeu i Kosovës është pjesë e organizimit të agjendave për shënimin e ditëve të rinisë nëpër komunat e Kosovës, duke potencuar se 90% përmbajtës së këtyre aktiviteteve kanë përmbajtje edukative dhe kulturore që sipas tij do të ndikojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Gjatë këtyre fjalimeve u dhanë lëvdata edhe për Emrush Azemin, nga Sektori për Rini në Viti, për punën e tij në organizimin e shënimit të këtyre aktiviteteve në këtë komunë.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve ndër tjerash u organizuan edhe: Trajnimi praktik i gjurmimeve të improvizuara arkeologjike nga vetë të rinjtë pjesëmarrës, konservimi, restaurimi dhe inventarizimi i tyre. Po ashtu para të rinjve janë prezantuar edhe vlerat kulturore , sociale përmes pikturës dhe vizatimit.

Ndër tjerash është shpërndarë edhe libri “Udhëtimi në Kohë” i botuar nga Muzeu i Kosovës e që është pjesë e programit edukativo-arsimor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.