FIDANISHTJA

Sokol Haliti e vendos Vitinë në hartën globale të rinisë dhe diplomacisë ndërkombëtare

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Vitia ka shënuar një nga sukseset më të mëdha në historinë e saj institucionale dhe ndërkombëtare. Falë angazhimit të vazhdueshëm të institucioneve komunale dhe vizionit të kryetarit Sokol Haliti, ky qytet është përzgjedhur të jetë nikoqir i edicionit të 6-të të “The Youth Summit on Peace & Sustainable Future 2026”, një prej samiteve më të rëndësishme globale të rinisë që do të organizohet në Kosovë.

Nga 25 deri më 29 gusht 2026, Vitia do të mirëpresë qindra të rinj, diplomatë, ekspertë të zhvillimit, studiues, aktivistë dhe liderë nga vende të ndryshme të botës, duke e shndërruar qytetin në një qendër ndërkombëtare të dialogut, paqes, inovacionit dhe bashkëpunimit global.

Ky është një moment historik për Vitinë, e cila për herë të parë bëhet adresë e një ngjarjeje me përmasa të tilla ndërkombëtare. Përzgjedhja e qytetit si nikoqir i këtij samiti, konsiderohet një vlerësim i lartë për kapacitetet organizative, stabilitetin institucional dhe vizionin zhvillimor që është ndërtuar ndër vite në këtë komunë.

Nën udhëheqjen e kryetarit Sokol Haliti, Vitia ka arritur të krijojë një identitet të ri zhvillimor, duke kaluar nga një komunë me potenciale lokale në një pikë referimi për projekte dhe iniciativa me ndikim ndërkombëtar. Organizimi i këtij samiti pritet të sjellë jo vetëm promovim të jashtëzakonshëm për qytetin, por edhe përfitime konkrete në fushën e diplomacisë rinore, turizmit, ekonomisë lokale dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

ARKATANA

Për pesë ditë me radhë, pjesëmarrës nga kontinente të ndryshme do të kenë mundësinë të njihen me kulturën, traditat, mikpritjen dhe potencialin e Vitisë, duke e bërë qytetin një ambasador të denjë të Kosovës para botës.

Ky samit do të trajtojë tema me rëndësi globale, si paqja, zhvillimi i qëndrueshëm, lidershipi rinor, inovacioni, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe sfidat e së ardhmes, duke i dhënë të rinjve një platformë të fuqishme për shkëmbim idesh dhe krijim partneritetesh të reja.

Për shumë njohës të zhvillimeve lokale, sigurimi i organizimit të “The Youth Summit on Peace & Sustainable Future 2026” është një dëshmi e qartë se Vitia po fiton gjithnjë e më shumë reputacion në arenën ndërkombëtare. Ky sukses lidhet drejtpërdrejt me përkushtimin institucional dhe me vizionin e kryetarit Sokol Haliti për ta pozicionuar qytetin si një qendër moderne, të hapur dhe të lidhur me botën.

Nga Karadaku në skenën globale, Vitia po shkruan një kapitull të ri të historisë së saj, duke u shndërruar në verën e vitit 2026 në kryeqendrën botërore të rinisë, dialogut dhe zhvillimit të qëndrueshëm./rajonipress/