Fundamenti

Sokol Haliti: 11 vjetori i Pavarësisë na bënë krenar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Shënimi i kësaj dite na bënë krenar, por në këtë ditë ne përkujtojmë edhe më të çmuarit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës që bënë çmos për lirinë e këtij vendi. Gjithashtu rikujtojmë edhe miqtë tanë të cilët ishin dhe janë përkrah të popullit të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Haliti.

Urimi i Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Eco Higjiena

Në prag të shënimit të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ju është drejtuar qytetarëve vitias me një mesazh urimi. “Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, si kryetar i kësaj komune kam nderin që në emër të Komunës sonë të ju uroj përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Shënimi i kësaj dite na bënë krenar, por në këtë ditë ne përkujtojmë edhe më të çmuarit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës që bënë çmos për lirinë e këtij vendi. Gjithashtu rikujtojmë edhe miqtë tanë të cilët ishin dhe janë përkrah të popullit të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Haliti./rajonipress/