Fundamenti

“Sofra” organizon synetinë e fëmijëve të varfër

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Mjekët e kontingjentit turk në Prizren, që shërbejnë në kuadër të trupave të NATO-s në Kosovë, kanë kryer synetin për më shumë se 20 fëmijë të familjeve me gjendje të vështirë ekonomike nga komuna e Gjilanit.

Selim Selimi, zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal për komunitete në Gjilan, ka thënë se ky nuk është rasti i parë, duke nënvizuar se KFOR-i turk kryen shërbime syneti për fëmijët e varfër që prej pasluftës e këndej, gati çdo vit.

Fundamenti

Organizimin e synetisë për 22 fëmijë nga fshatrat Livoç i Epërm, Livoç i Poshtëm dhe Cërnicë, kësaj here e ka bërë shoqata shqiptare-turke “Sofra”, ndërsa transportin deri në Prizren, bashkë me një mjek të përgjithshëm, si përcjellës i fëmijëve, e ka siguruar Rexhep Kadriu, kryetar i AAK-së në Gjilan.

Hamit Xhymshiti, kryetar i shoqatës “Sofra” ka thënë se synetia është ceremoni e obliguar te komuniteti i besimit islam. Ai ndihet i kënaqur që kanë mundur t`i ndihmojnë këto familje, duke u lehtësuar në një obligim që është i rëndësishëm jo vetëm në aspektin fetar, por edhe atë shëndetësor./rajonipress/