“Sofra e Ramazanit” ndihmon familjet në brezin kufitar

Gjilan – Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti” me aksionin e ndërmarrë “Sofra e Ramazanit” sot ka vizituar fshatin Stublinën i cili gjendet në brezin kufitar Kosovë – Serbi. Aty u ndihmuan familjet e mbetura në këtë fshat gjithsej shtatë familje, me nga një pako ushqimore e cila përfshin gjërat më elementare për ushqim, si: sheqer, vaj, oriz, makarona,qaj,krip, hurma, ajvar, si dhe gjërat më elementare higjienike : detergjent, sapun, shampon etj.
Me këtë pako u ndihmuan edhe 11 familje nga fshati Uglarë dhe gjendja e tyre sociale është më e rëndë.
“Bereqeti” shpreson se gjatë këtij muaji do të ndihmojmë secilën familje e cila është në gjendje më të vështirë ka thënë Agim Hyseni./rajonipress/