UBT

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti austriak i Partisë Socialdemokrate, Christian Kovacevic, thotë se pa e hequr taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina, nuk do të ketë dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Këto deklarime ai i ka bërë në një intervistë për agjencinë e lajmeve serbe ‘tanjug’, duke thënë se përderisa Serbia e ka problemin e Kosovës, nuk do të mund të lëviz shpejtë në rrugën drejt integrimit Evropian.

“Nëse Kosova dëshiron të bëjë progres, dhe të zgjidh raportet me Beogradin, duhet të heq taksën”, ka thënë Kovacevic, shef i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate (SPO), transmeton Gazeta Express.

Teksa ka folur për qëndrimin e Austrisë për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai thotë se e vetmja mundësi është kompromisi, dhe se asnjë palë nuk mund të insistojë në një gjë të tillë përderisa s’ka lëvizje të pozicioneve.

HW

Ai kujton kërkesën e BE-së dhe Perëndimit për ta hequr taksën, dhe sipas tij përderisa nuk ndodh një gjë e tillë, nuk do të ketë mundësi për të kërkuar zgjidhej për problemin e Kosovës.

“Europa dhe Perëndimi kishte reaguar negativisht për taksën. Përderisa taksa është në fuqi, nuk do të ketë mundësi që të kërkohet një zgjidhje për problemin e Kosovës”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Ai beson se pas vendosjes së krerëve të rinj nëpër institucionet e BE-së, Komisioni Evropian do ta dëshmojë veten për ta rinisur dialogun./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.