United Hospital

Snezhana Stankoviq akuzohet për vjedhjen e kishës në Drenoc të Ranillugut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzë kundër Snezhana Stankoviqit nga Kormijani i Ranillugut nën dyshimin e bazuar se ka vjedhur kishën në fshatin Drenovc të Epërm të Ranillugut. Aktualisht Stankoviq ndodhet në arrest shtëpiak.

Prokuroria Themelore në Gjilan edhe zyrtarisht e ka ngritur aktakuzën kundër Snezhana Stankoviqit, nënë e dy fëmijëve me vendbanim në Kormijan të Komunës së Ranillugut raporton rajonipress.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori Arben Kadriu thuhet se Snezhana Stankoviq dyshohet për veprën penale “vjedhje e rëndë” sepse më 9 maj 2013 në fshatin Drenovc i Epërm i Ranillugut me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm pasuror, kam kryer vjedhjen në dëm të ndërtesës fetare- kishës së fshatit , ashtuqë e njëjta ka hyrë në kishë, dhe nëpër ikona ka mbledhur të hollat të cilat i kanë lënë vizitorët e kishës në shumën prej 300 dinarësh dhe nga muri i kishës me forcë e nxjerrë kasën e metaltë ku edhe dëmtohen muret e kishës”.

Në aktakuzë janë përshkruar edhe detaje tjera të veprimit të të pandehurës dhe janë propozuar dëshmitarë.

UBT

Ndërkaq varianti që ka dhënë në hetuesi Stankoviq është shumë interesantë.”Unë kam shkruar ditën kritike në kishë për t`i marrë të hollat. Dera e kishës ka qenë e hapur dhe nuk është hera e parë që aty kam marrë të holla. Kam hyrë brenda dhe kam marr 300 dinarë në vlerë të 3 eurove, me të cilat e kam blerë një pako cigare. Pendohem për veprimin e kryer” ka deklaruar Stankoviq.

Ndryshe në hetuesi kanë dhënë deklaratë edhe dëshmitarët Stojadin Stankoviq dhe Cvete Dejanoviq të cilët kanë thënë se Snezhana Stankoviq nuk është hera e parë që ka vjedhur në kishë, meqë ajo vjedhë edhe nëpër shtëpi private.

Ndryshe gjykimi ndaj Stankoviqit pritet të fillojë shumë shpejt. Ky rast është zbuluar shumë shpejt nga policia hetuese, meqë në disa raste për plaçkitjet e kishave serbe janë akuzuar blanko shqiptarët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.