Fundamenti

S’ndryshon përballë kritikave

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Duke qenë se nuk është nga ata tipat e pasionuar pas kafesë, këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri shoqëron ditën edhe me një pije freskuese. E në këtë mënyrë ajo nis pasditen e saj nën shoqërinë e miqve.

RCCOLA

“Unë nuk jam nga ato të cilat si të zgjohen dëshirojnë të pinë një filxhan kafe e me të të kthjellen. Dua që të fle pak më shumë, e diku aty nga ora gjashtëmbëdhjetë të dal e të shijoj një kafe apo edhe ndonjë pije freskuese, pasi që për mua nuk është patjetër që të pijë kafe”, kështu ka theksuar fillimisht këngëtarja duke treguar tutje se në qoftë se nuk ka ndonjë takim të aranzhuar më dikë për çështje pune, atë zakonisht e shoqërojnë shoqet e saj në daljet e zakonshme (Tribuna).