United Hospital

“Snajperisti” i kadetëve të hendbollit të Kosovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qyteti i Gjilanit gjithmonë në radhët e saja ka pasur sportist kulminant, e në veçanti hendbolli i qytetit të Gjilanit me vite të tëra ishte njëra ndër skuadrat më të mira në hendbollin e Kosovës duke dhënë hendbollist të kalibrit të lartë.

Rrugës së këtyre hendbollistëve me nam të hendbollit Gjilanas, me hapa të sigurt është duke shkuar edhe talenti i madhe dhe ardhmëria e hendbollit të Kosovës, Yll Sllamniku.

Edhe pse i ri për nga mosha është bërë “ujk” për portat kundërshtare, është bërë një hendbollist i cili shumë shpejt do t`i prek majet e hendbollit.

16-të vjeqari, Sllamniku, i cili është pjesë e kadetëve të KH Drita, në këtë stinor ka shkëlqyer nga 17 ndeshje të zhvilluara ka shënuar hiq më pak se 149 gola duke u bërë golashënuesi më i mirë në Kosovë në kategorinë e Kadetëve.
“Lojën e hendbollit e dua shumë, krahas mësimeve ky sport më qetëson dhe e ndiej vetën tepër mirë, unë asnjëherë nuk kam pasur pretendim të jem golashënuesi i parë por ja që së bashku me bashkëlojtarët e mijë ia kemi arritur qëllimin dhe për këtë jam shumë i lumtur dhe gjithë këtë arritje ia dedikoj së pari familjes sime dhe bashkëlojtarëve të cilët jemi si një familje e madhe”, shprehet me modesti Sllamniku.

ARKATANA

Yll Sllamniku i cili luan në pozitën e mbrojtësit të majtë e kohë pas kohe edhe në qendër si organizator i “bardh e kaltërve” të Dritës, të lenë një përshtypje të një hendbollisti me përvojë të madhe, ai këtë e shfrytëzon me mjaft mençuri pasi që gjatësia e tij 1.85 cm bën që gjuajtjet e tija të jenë tejet precize.

Talenti Sllamniku edhe në vitin e kaluar në kategorinë e Pionierëve ishte i pa konkurrencë në hendbollin e Kosovës, po ashtu ishte golashënuesi më i mirë.

Me të gjitha këto të arritura edhe pse 16 vjeçar vetëm njëherë ishte në një kamp hendbollistik me Përfaqësuesen e Kosovës, çka është për tu befasuar.
“Shpresoj dhe do të isha shumë krenar që më në fund ta veshi fanellën e Kosovës, ndërsa si në klubin e Dritës njëashtu edhe në Përfaqësuesen e Kosovës janë disa talent të mëdhenj çka shpresoj dhe jam i bindur se ne do të jemi ardhmëria e hendbollit të Dritës e Kosovës”, porosit Sllamniku.

Talentët dhe sportistët e mëdhenj gjithmonë duhet përkrahur, pasi ata përpos që përfaqësojnë qytetin e klubin e tyre ata prezantojnë edhe shtetin e tyre në arenën ndërkombëtare andaj duhet përkrahur këta sportist se janë ardhmëri e shtetit të Kosovës./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.