United Hospital

S’na lëkund asnjë kërkesë e ndërkombëtarëve

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryeministër në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se procesi i zgjedhjeve të 11 qershorit ka qenë i rregullt, ku të gjitha subjektet politike në përgjithësi kanë respektuar normat dhe kriteret demokratike.

Mustafa ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve nuk janë ato që ka pritur LDK-ja. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se vota në këto zgjedhje ishte më shumë kundërshtuese sesa vlerësim i asaj çfarë është punuar gjatë qeverisjes së tij.

Mustafa ka thënë se në zgjedhjet e 11 qershorit nuk ka fitues, ka humbës. “Po të kishte fitues, fituesi do ta bënte një qeveri stabile, me shumicë të qëndrueshme”, ka thënë Mustafa. Kreu i LDK-së ka përsëritur se kjo parti nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

Ai ka theksuar se LDK-ja me partnerët e saj, AKR-në dhe Alternativën, janë shprehur qartë se nuk bëjnë marrëveshje për bashkëqeverisje me PDK-në, pra as me koalicionin ku është dhe të cilin e drejton PDK-ja. Për këtë qëndrim, thotë se i ka njoftuar edhe miqtë ndërkombëtarë.

Hidromorava

Mustafa ka bërë të qartë se asnjë mesazh dhe asnjë kërkesë e ndërkombëtarëve nuk mund ta lëkundin në qëndrim as atë dhe as LDK-në sa i përket një bashkëpunimi të ardhshëm me PDK-në. “LDK-ja ka treguar pjekurinë e saj. Me ndërkombëtarët kemi bërë zgjidhjen në vitin 2014 pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Si kryeministër dhe lider i LDK-së ua kam bërë të qartë ndërkombëtarëve se, nëse PDK-ja bën veprime të njëanshme, ne do ta ndërpremë bashkëpunimin me ta. Ne e kemi kryer obligimin tonë. Asnjë mesazh dhe asnjë kërkesë e ndërkombëtarëve nuk do të më lëkund as mua dhe as LDK-në”, ka deklaruar Mustafa.

I pyetur nëse deputetë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa mund ta votojnë individualisht Qeverinë Haradinaj, Mustafa ka thënë se “peshkimi”, kontrabandimi, blerja e deputetëve nuk janë zgjidhje dhe as alternativë për një qeveri. “Një qeveri që ndërtohet me forma të tilla nuk meriton as të trajtohet si e tillë, sepse bie që është qeveri e mashtruesve. Nuk besoj se në mashtruesve. Nuk besoj se në apo të AKR-së ka mashtrues:, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se është i gatshëm të takohet me Ramush Haradinajn për të biseduar për formimin e qeverisë, por për këtë ka një kusht. “Në çdo moment që z. Haradinaj nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes me PDK-në, ne mund të bisedojmë për mundësitë e bashkëqeverisjes. Por, jo der sa z. Haradinaj flet në emër të një koalicioni që drejtohet nga PDK-ja”, është shprehur kreu i LDK-së.

Ai është shprehur i hapur për një bashkëpunim për krijimin e institucioneve me Lëvizjen Vetëvendosje!, AAK-në dhe Nismën. “Në rast se nuk gjejmë mirëkuptim me VV-në, AAK-në dhe Nismën, për qeverisje me përgjegjësi programore të LDK-së, do ta shfrytëzojmë hapësirën parlamentare për t’i shërbyer vendit”, ka deklaruar Mustafa, duke shtuar se harmonizimi i një programi i cili përputhet me idenë e një shoqërie demokratike, të ekonomisë së tregut, të orientuar kah Bashkimi Evropian, në miqësi të fortë me ShBA-në dhe që ndërton shtetin e së drejtës është domosdoshmëri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.