UBT

S’mund të përsëritet koalicioni me PDK-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma ka 83 deputetë dhe sipas tij, po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të formuar institucionet, Kuvendin dhe Qeverinë.

Haziri është shprehur kundër idesë së PDK-së që qeveria e ardhshme të jetë me përfshirje të gjerë. Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se koalicioni i dikurshëm PDK-LDK nuk mund të përsëritet tani. “Koalicioni që e udhëheq LDK-ja i ka 83 deputetë. Nëse mendohet në një koalicion që ka qenë deri në vitin 2010 është çështje tjetër. Koha ka dëshmuar se tërheqja e LDK-së njëanshëm nga ajo qeverisje nuk ka mundur të riparohet ende”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, në këtë fazë LDK-ja ka krijuar një koalicion me shumicë të madhe parlamentare, pa PDK-në dhe po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta vazhduar formimin e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore.

FIDANISHTJA

“Situata politike në Kosovë ka nevojë për zgjidhje legale, jo për zgjidhje politike. Dhe legaliteti kërkohet nga Gjykata Kushtetuese që është organi më i lartë dhe garantues i kushtetutshmërisë. Kërkesën për shqyrtim e ka shkaktuar PDK-ja dhe në këtë kohë, kur jemi në pritje të vendimit të Kushtetueses për shumicën parlamentare, mendoj se duhet ta presim datën që është konfirmuar e që është 21 gushti”, ka deklaruar Haziri.

Ai është shprehur i bindur se Kushtetuesja do ta konfirmojë kushtetutshmërinë e zgjedhjes së kryeparlamentarit. “Ne kemi thënë se vazhdojmë të besojmë se kjo çështje do të interpretohet ashtu siç është thënë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Besojmë shumë se kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe presim që vetëm të konfirmohet kjo kushtetutshmëri e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit”, është shprehur Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.