ARKATANA

“S’mund të bëhet njëanshëm”, Albin Kurti thotë se u mundua boll për marrëveshje

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në të cilin morën pjesë edhe ndërkombëtarët, ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm përkundër asaj që interesimi dhe gatishmëria ishte e madhe.

Kurti pas takimit që zgjati tri orë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes ka deklaruar për media se ka pasur interesim dhe gatishëmri që të formohet koalicioni, por sipas tij nuk mund të ketë koalicion me përafrim të njëanshëm.

“Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm”, është shprehur Kurti para mediave.

Ndërsa kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se ambasadorët vetëm u informuan rreth takimit dhe nuk kanë ndërmjetësuar mes LDK’së e VV’së.

Fundamenti

“Informuan ambasadorët e QUINT’it, sepse ata kishin ardhur për t’u informuar, jo për të ndërmjetësuar”, ka thënë Mustafa, raporton Express.

Ai thotë se partia e tij është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje kurdo që VV e pranon ofertën e saj.

“Si LDK jemi të bindur që zgjidhja që e kemi ofruar.. e balancon besimin e qytetarëve që e kemi marrë nga qytetarët. Jemi të hapur nëse VV’ja i pranon kushtet e tona për qeverisje, ne në cdo moment jemi të gatshëm të lidhim një marrëveshje”, tha Mustafa pas takimit./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.