“SMS” ka lënë shumë shoferë pa leje të vozitjes

Mijëra ngasës automjetesh dorëzuan patentë shoferët e tyre gjatë 2012-ës për shkak se janë kapur nga policia jo të përqendruar në vozitje, duke përdorur telefonat ose navigacionet.
Qeveria Federale thotë se bëhet fjalë për rritje prej gati shtatë për qind më shumë se vitin e kaluar.Sipas Entit Federal të Rrugëve (ASTRA)janë regjistruar 10.232 raste.
Një fenomeni i këtillë në rritje është ndoshta për shkak të përdorimit të shtuar të telefonave “smartphon”, thotë “Astra”.
Policia ka ndaluar vozitësit kryesisht duke shkruar sms-a ose e-mail-e ose duke përdorur navigacionin.
Patentë shoferët janë konfiskuar edhe nga shoferët që kanë humbur përqendrimin duke ngrënë mbi timon. Edhe komunikimi me telefon duke vozitur dënohet nga policia.
Megjithatë policia thotë se prijnë numri i rasteve të vozitjes me shpejtësi të tejkaluar.
30.863 raste të ngasjes së shpejtë të automjeteve janë regjistruar nga policia vitin 2010, që është 4.2 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Dy vjet më parë pothuajse 5 mijë leje të vozitjes janë konfiskuar për tejkalim të shpejtësisë.
Në vendin e dytë figurojnë sipas autoriteteve policore rastet e vozitjes në gjendje të dehur.
Numri i rasteve të konfiskimit të lejeve të vozitjes me 0.8 për promilësh të alkoolit mbërrin në 17.105.
Përsëri, policia ka regjistruar më shumë raste me shoferë të rinj duke anuluar lejen e tyre të vozitjes në fazën testuese. Numri i rasteve të këtilla është shtuar nga 1625 në 1760.
Shumica e atyre që kanë mbetur pa leje të vozitjes janë të grupmoshave të reja prej 20 deri 29 vjeç.(albinfo)