FIDANISHTJA

S’mjafton paraqitja e pjesës së parë, Kosova pëson humbje ndaj Hungarisë në Budapest

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj.

Të përzgjedhurit e Franco Fodas pësuan sonte ndaj Hungarisë në Budapest, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e luajtur në “Puskas Arena” përfundoi me rezultatin e pastër 2:0.

Kosova pati një paraqitje për t’u vlerësuar në pjesën e parë, e cila u mbyll baras dhe pa gola.

“Dardanët” e dominuan këtë pjesë me posedim dhe raste shënimi, teksa Edon Zhegrova ishte ai që rrezikoi seriozisht portën e vendasve me një goditje të rrezikshme në minutën e nëntë.

UBT

Megjithatë, fytyrë tjetër kishte Kosova në pjesën e dytë, në të cilën nuk është se krijuan diçka dhe si rezultat pësuan dy gola.

Fillimisht ishte ylli kryesor i hungarezëve, Dominik Szoboszlai (58’), që ndëshkoi Kombëtaren tonë, teksa fitoren e vendosi Zsolt Nagy (86’).

Kosova dhe Foda do të kenë edhe dy teste tjera në muajin qershor, para se të nisin sezonin e ri në Ligën e Kombeve, në shtator.

Kombëtarja e Kosovës do të ketë për kundërshtar Norvegjinë në një miqësore të qershorit, derisa ka mbetur për t’u konfirmuar edhe një miqësore tjetër.

Vlen të theksohet se Kosova në miqësoren e kaluar të këtij muaji kishte regjistruar fitore minimale në udhëtim ndaj Armenisë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.