UBT

Smira bëhet me asfalt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Smirë me qytetin e Vitisë, përkatësisht rrugën e varrezave të dëshmorëve, kompleton infrastrukturën rrugore në këtë lokalitet. Për t`i parë nga afër punimet që janë duke u bërë në asfaltimin e kësaj rruge, kryetari i komunës Nexhmedin Arifi me bashkëpunëtor ka vizituar sot këtë fshat ku ka takuar udhëheqjen dhe disa banorë të Smirës.

“Ne kemi konsideruar se rregullimi i kësaj rruge lehtëson në masë të madhe qarkullimin e banorëve të Smirës, e sidomos të atyre që jetojnë në këtë zonë.Ky investim është donacion që vije nga të hyrat e qytetarëve dhe i bëjë thirrje të gjithëve që kryerja e obligimeve ndaj komunës nga tatim taksat, u kthehet në investim nëpër lokalitetet e tyre, siç është rasti me këtë fshat”.

Mobi Casa

Kryetari Arifi, ka premtuar se do të angazhohet në përmirësimin e infrastrukturës edhe në lokalitetet tjera të kësaj komune. Projekti i rrugës Smirë – Viti në gjatësi prej 1.345 m, është donacion i Qeverisë komunale të Vitisë dhe kap shumën në 119.000 euro./rajonipress/