Eko Higjiena

S’mërziten për Jakupin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Zyrtarët e PDK’së janë shfaqur të kujdesshëm kur kanë komentuar largimin e Jakup Krasniqit nga Partia e udhëhequr nga Hashim Thaçi. Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së, Basri Musmurati ka thënë se ende s’ka ndonjë vendim të partisë. E, Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë se demokracia e pranon edhe largimin nga organizimi partiak. Aktualisht, Kryeparlamentari ka pas vetës të paktën pesë deputetë të PDK’së.

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës janë shfaqur të kujdesshëm kur kanë komentuar largimin e Jakup Krasniqit nga PDK’ja.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së, Basri Musmurati ka thënë se ende s’janë mbledhur strukturat e partisë për të diskutuar cështjen e Kryetarit të Kuvendit.

“Jo njëherë nuk kemi asgjë”, ka thënë Musmurati, për Express, të premten.

Musmurati që ka marrë pozitën e Jakup Krasniqit në PDK, ka thënë se problemi pse partia e tij nuk ka qëndrim është se “shumica e udhëheqësve janë jashtë Kosovës”.

“Ende s’jemi mbledhur për të diskutuar këtë çështje. Krejt jemi shkepur nëpër dynja”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit ka thënë të enjten se sw shpejti do ta bwjw publik vendimin e tij pwr largim definitiv nga partia dhe ka paralajmëruar se formimin e një partie të re politike.

Burime të Express kanë thënë se Krasniqi pas vetës ka të paktën pesë deputetë të PDK’së, duke përfshirë Fatmir Limajn, Hydajet Hysenin, Flora Brovinën, Nait Hasanin dhe Justina Pula-Shirokën.

ARKATANA

Sidoqoftë, anëtari tjetër i Kryesisë së PDK’së, Xhavit Haliti ka folur vetëm fjalë të mira për Jakup Krasniqin. Ka thënë se demokracia e njeh edhe largimin nga një parti politike.

“Demokracia e brendshme e ka këtë”, ka thënë Haliti.

“Zoti Krasniqi është një ndër figurat më emblematike të PDK-së dhe ne e kemi respektuar dhe do ta respektojmë gjithnjë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, zyrtarët e PDK’së nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ta shkarkojnë Jakup Krasniqin nga posti i Kryetarit të Kuvendit. Por, për këtë veprim nuk i kanë votat e deputetëve.

Për shkarkimin e Kryeparlamentarit duhet 2/3 e votave apo 81 deputetë.

Lidhja Demokratike dhe Vetëvendosje kanë paralajmëruar se nuk do të përkrah kurrfarë nisme për ta shkarkuar kreun e Kuvendit.

Sikurse LDK dhe VV, edhe zyrtarët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se nuk do të votojnë ndonjë mocion për shkarkimin e Jakup Krasniqit.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.