FITORJA

S’marrin përgjegjësi për dështim, e fajësojnë Serbinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Menjëherë pas dështimit të Kosovës për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it, organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, krerët institucionalë të Kosovës krejt barrën e përgjegjësisë për një gjë të tillë e hodhën te Serbia, duke amnistuar kështu tërësisht veten.

Kjo pasi, sipas tyre, shteti serb gjatë tërë kohës bëri fushatë të egër për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. I të njëjtit mendim është edhe ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, i cili ka thënë për gazetën “Zëri” se Kosova nuk ka qenë shkaktare për dështimin në INTERPOL.

Hidromorava

Por krejt ndryshe vlerësojnë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilët thonë se pamundësia e Kosovës për t’u bërë pjesë e kësaj organizate paraqet dështim të pastër të diplomacisë kosovare.

Fajin mbi diplomacinë kosovare e hedhin edhe përfaqësuesit e opozitës, të cilët konsiderojnë se përgjegjësia për një dështim të tillë bie mbi kryediplomatin Behgjet Pacolli, por edhe mbi presidentin Hashim Thaçi e kryeministrin Ramush Haradinaj. Andaj, sipas tyre, që të tria këto figura politike duhet të japin dorëheqje nga pozitat që mbajnë aktualisht./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.