Eko Higjiena

Smaka: S’ka asnjë deputet që punon për BIA-n serbe

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nuk ka spiunë e as agjentë në Kuvendin e Kosovës qe punojnë për shërbimin sekret serb BIA. Kreu i AKI-së Bashkim Smakaj ka thënë se nga informacionet qe ka ky Agjencion nuk ka asnjë deputet shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, qësot punojnë për BIA.

Këtë deklaratë e ka bërë para Komision për mbikëqyrjen e AKI-së, në të cilën ka folur për zhvillimet e fundit ne këtë institucion. Për sa i përket dorëheqjeve në këtë agjencion të tre zyrtarëve të lartë ne AKI ai tha se të gjitha dorëheqjen janë personale dhe se nuk ka presion politik nga askush.

Florin Krasniqi kryetar i Komisionit për mbikqyrjen e Agjensionit Kosovar të Intelegjencës, tha se në raportimin e rregulltë rreth dorëheqjet e zyrtarëve të agjensionit,është scaruar se këto dorëheqje janë krejtësisht personale dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë presion politik apo menaxherial. “Nuk ka të bëjë as me presion politik as menaxherial, por personale që i kanë arsyetuar me avancime në karrierë apo jetë”, tha Krasniqi. Lidhur me pyetjen e drejtpërdrejtë të komisionit nëse në Kuvend ka deputetë që janë agjentë të UDB-së, Smakaj ka deklaruar se “nuk ka informacione që deputetë shqiptarë brenda kuvendit që sot punojnë për BIA-në serbe. Agjensia nuk ka infoirmacione”, transmeton standardi.info.

Mobi Casa

Ndryshe AKI ka trajtuar ish pjesëtarët zyrtarë të UDB-së, por që ky institucion nuk ka kompetenca ekzekutive. “Ata duhet me i treguar organeve të drejtësis dhe ata duhet me u arrestuar menjëherë. Nuk mund të thuhet e di ku është një rrezik por nuk tregoj”, tha Krasniqi i cili është shprehur kritik ndaj njerëzve që sot denoncojnë, por nuk tregojnë emrat e atyre që rrezikojnë sigurin.

Sipas tij, policia duhet ti trajtojë këto raste ndërsa prokuroria duhet ti merrë dhe arrestojë. Ndërkaq nënkryetari i komisionit Fadil Demaku tha se agjensioni nuk ka ato të drejta për të bërë verfikimin e deputetëve në asnjë formë ligjore përveq nëse I referohet ligjit për klasifikimin e informacioneve të komisionit përkatës që mbikqyr punën e agjensisë. “Por agjensioni thotëe se ska informacione sa io përketë deputetëve të kluvendit dhe njërzve në institucione që mund të jenë pjesë e ndonjë strukttrë të shërbimeve serbe”, tha ai.

“Ndërsa që mund të ketë njerëz që kanë të kaluar të dyshimtë dhe që kanë qenë pjesë e strukturave është një ligj për klasifikimin e informacioneve dhe verfifikimin e sigurisë i cili e përcakton qartë pastërtin e figurave së zyrtarit politik që gjendet në një pozicion pune që ka të bëjë me informacione të ndjeshme dhe ata njerëz nëse nuk i plotësojnë të gjitha ato kritere që kërkohen, atyrer iu refuzohet leja e sigurisë dhe nuk mund të vazhdojnë të punojnë në pozicione që ka të bëjë me informacione të ndjeshme”, tha ai. Për sa i takon dorëheqjeve ai, tha se janë dy opinione njëri i rrezikshëm që po qarkullon në publik dhe që po i servohet opinionit dhe kemi një raportim zyrtar të njerëzve të institucionit që japin një variant që nuk përkon me ato që dalin në publik e që kjo e fundit është më e besuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.