ARKATANA

Smajlët festojnë 50 vjetorin e martesës, me 30 nipa e stërnipa

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Dje, në rrethin “e ngushtë” prej gjashtë fëmijësh të përbashkët, 27 nipave e mbesave dhe tre stërnipave, çifti ka festuar 50 vjetorin e martesë, ose siç thuhet, “dasmën e artë”

Në vitin 1969 Niman Smajli, sot 69 vjeç, emigron në Gjermani. Dje, në Hohenlimburg ai ka festuar bashkë me gruan e tij, Buten (67 vjeçe) jubileun 50 vjeçar të martesës.

Prindërit e tij kanë pasur “nuhatjen” e duhur, pasi që, siç thotë Niimani, ata ia kishin zgjedhur bashkëshorten që ka sot ende pa qenë të lindur asnjëri!. Në moshën 5 vjeçare ata tashmë ishin të fejuar nga prindërit, pa ditur gjë për këtë, si fëmijë që ishin. Në shkollë ata nuk kishin folur pothuajse kurrë njëri me tjetrin dhe kështu kishte vazhduar deri në martesë. Kurorën e kishin lidhur kur Nimani ishte 19 e Butja 17 vjeçe.

“Dashuria na është pjekur me kalimin e kohës” thotë çifti i stërlumtur , i cili në fillim të jetës së përbashkët pati kaluar nëpër vështirësi të shumta. Nimani ka ardhur si “gastarbajter” në Gjermani, ka punuar në qytete të ndryshme, për firma të ndryshme. Si zdrukthëtar dhe hekurpunues i kualifikuar ai e kishte ndjerë veten shumë rehat në Hohenlimburg, shkruan derwesten.de

ARKATANA

Kishin kaluar 11 vjet derisa kishte sjellë bashkëshorten në Gjermani. Gjatë bashkëjetesës së tyre martesore ata kanë bërë shumë udhëtime. Disa prej tyre në SHBA, pasi që një pjesë e familjes Smajli jeton atje.

Dje, në rrethin “e ngushtë” prej gjashtë fëmijësh të përbashkët, 27 nipave e mbesave dhe tre stërnipave çifti ka festuar 50 vjetorin e martesë, ose siç thuhet, “dasmën e artë”.

Me këtë rast Smajlët janë vizituar nga kryetari i qarkut, Hermann Josef Woos, i cili u ka uruar atyre jubileun e madh.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.