Mobi Casa

S’lodhet më për thashethemet

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shumë herë është bërë pre e thashethemeve për jetën e saj private, mirëpo këngëtarja Edita Sopjani si duket tashmë është mësuar me këto thashetheme për të cilat thotë se nuk “e qanë më kokën fare”.

“Thashethemet më kanë penguar shumë, mirëpo tani me kalimin e kohës jam mësuar me to. Në fakt disa spekulime natyrisht se vazhdojnë të më pengojnë ende, sepse në asnjë kohë nuk jam e lirë as me një të afërm të dalë për shkak se nesër s’e di se çka mund të shkruajnë mediet apo çka thonë njerëzit. Mirëpo mendoj që jam e kujdesshme sa i përket jetës sime private dhe mundohem sa më shumë ta mbaj për vete në mënyrë që mos t’ju jap hapësirë të tjerëve për spekulime. Por sidoqoftë jemi persona publik prandaj edhe përfolemi në opinion”, ka thënë ajo për “Zëri”.

ARKATANA

Edita aktualisht është e përqendruar për karrierën muzikore, duke mos i kushtuar rëndësi jetës sentimentale. “Edhe pse s’kam hiç dëshirë të flas për jetën time private, prapë po them që nuk jam në lidhje me askënd thjesht, po jetoj jetën si një vajze e re pa probleme dhe vetëm duke bërë qejf me shoqëri dhe familje. Ndërkaq sa i përket të ardhmes nuk e di se a do të ketë diçka të re në këtë aspekt se asnjëherë nuk mund të bëjë plane për këtë. Por megjithatë nëse vjen diçka e mirë kanë thënë ‘mos e le me ik’ kështu që mbetet të shihet”, shtoi ajo.

Edita kohë më parë kishte ndërprerë dhënien e intervistave për shkak të një spekulimi që iu është bërë pikërisht për jetën private. “Para disa viteve më pati penguar një gjest i një gazetari që kishe shkruar se jemi në lidhje kur unë isha mysafire në emisionin e tij, dhe ai e kishte shfrytëzuar momentin për fotografi dhe të bëjë një artikull. Dhe për këtë spekulim brenda një kohe të gjatë i pata ndërprerë edhe intervistat sepse kam qenë shumë e zhgënjyer”, thotë ajo. Edita shpreson që spekulimet e dala në opinion të mos e shqetësojnë në të ardhmen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.