Fundamenti

Sky Sports e rendit golin e Rashicës në mesin e më të mirëve deri tani në Ligën e Kombeve

/ 1 minutë lexim

Milot Rashica është vlerësuar nga mediat angleze për golin e shënuar ndaj Ishujve Faroe.

Përfaqësuesja e Kosovës kishte barazuar para disa javësh në udhëtim te Ishujt Faroe me rezultat 1-1.

Goli i vetëm në këtë përballje për Kosovën u shënua nga ylli vushtrrias, Milot Rashica.

Rashica me supergol kalon Kosovën në epërsi ndaj Ishujve Faroe, feston me shqiponjë
Sulmuesi anësor i Werder Bremenit shënoi një supergol nga distanca prej 25 metrave.

UBT

Ky gol nuk është lënë pa u vlerësuar pozitivisht nga mediat dhe një vlerësim i madh ka ardhur nga Sky Sports.

Sky Sports e ka vlerësuar golin e Rashicës si njërin nga më të mirët deri më tani në Ligën e Kombeve.

Në përzgjedhjen e Sky Sports kanë përfunduar edhe disa gola tjerë të bukur si ai i Raheem Sterling ndaj Spanjës dhe ai i Gareth Bale ndaj Republikës së Irlandës.

Ndryshe, goli i Rashicës u vlerësua pozitivisht dhe u përzgjodh ndër më të mirët edhe nga UEFA para disa ditësh. /Telegrafi/