Sky News raporton për viktimat shqiptare të së premtes së përgjakshme të Munihut

Janë emëruar disa nga viktimat e tërbimit vdekjeprurës të nxitur nga 18-vjeçari me prejardhje iraniane në Munih. Tre nga viktimat e pafajshme të të shtënave të Ali Sonbolyt janë turq. Emrat e tyre, sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, janë: Sevda Dag, Can Leyla dhe Selçuk Kiliç, raporton Sky News, transmeton Telegrafi. Ministri i ka ngushëlluar, përmes telefonit, familjet e viktimave.
Ministri i ka ngushëlluar, përmes telefonit, familjet e viktimave.
Po ashtu, janë vrarë tri kosovarë në këtë sulm, konfirmohet nga Ministria e Jashtme e këtij shteti. Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi ka shpallur të dielën ditë zie për vrasjen e dy vajzave dhe një djali shqiptar. Ai u shpreh se i ata konsideron “heronj të luftës për liri dhe vlera të përbashkëta në Evropë”.
Babai i njërit prej viktimave, 21-vjeçarit Dijamant Zabërgja, ka vizituar skenën e vrasjes së të birit. Xhaxhai i tij, Bakiu, thotë: “Dijamanti vinte shpesh këtu (në Kosovë) për pushime, por jo këtë herë sepse rruga e tij u pre nga mizorët”.
“Çfarë të them tjetër? Një engjëll na la”, shtoi ai.
Fadil Segashi, xhaxhai i tinejxheres Armela Segashi, thotë se mbesa e tij ishte “një shembull për të tjerët”.
“Ishte e sjellshme, e zgjuar dhe shumë e mirë në shkollë. Ishte vetëm 14 vjeçe dhe shumë vajzë e mirë. Asnjë fjalë të keqe se kam për të. Ishte e mirë në çdo mënyrë”, ka thënë ai.
Një qytetar grek po ashtu vdiq me këtë rast. /Telegrafi/