Fundamenti

Sky News: Kurti i indinjuar me ndërkombëtarët, kërkon reagim më të ashpër ndaj Serbisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mediumi britanik “Sky News” i ka kushtuar të premten një artikull Kosovës dhe zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit. Siç shkruan ky medium “spektri i një lufte të dytë në Evropë duket i madh”, pas tensioneve jashtëzakonisht të larta në Kosovë që erdhën si rezultat i sulmit të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Sky News” shkruan se sulmi i 24 shtatorit ka rritur rrezikun “që një zjarr tjetër në Ballkan mund të ziejë nën sipërfaqen e asaj që ka qenë në një periudhë në qetësi relative”.

Për qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për këtë ngjarje, medium britanik thotë se ai duket hapur i indinjuar dhe i frustruar me komunitetin ndërkombëtar pasi po kërkon reagim më të ashpër ndaj Serbisë, të cilën e akuzon si pjesëmarrëse të drejtpërdrejt në sulmin e ndodhur në veri.

Hidromorava

Kurti ka theksuar edhe një herë se sulmi ishte i orkestruar nga Beogradi, andaj sipas tij, duhet reagim më i ashpër ndaj Serbisë.

“Ata [Serbia] e mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të veshur me të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo pak, por njerëz të gjelbër që donin të fillonin një luftë dhe ta ndanin Kosovën”, ka thënë kreu i ekzekutivit kosovar. /Telegrafi/