Fundamenti

Skuadrat evropiane ia mësyjnë Amir Rrahmanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Skuadrat e njohura evropiane ia kanë vënë syrin futbollistit kosovar, Amir Rrahmani. Qendërmbrojtësi e pati një sezon të shkëlqyeshëm me Dinamo Zagrebin dhe forma e tij ka bërë që t’iu bie në sy klubeve nga Franca, Belgjika e Skocia.

Amir Rrahmani është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar shkëlqeu në sezonin e fundit me Dinamo Zagrebin dhe u tregua mjaft stabil me Kombëtaren e Kosovës.

Prandaj, klubet evropiane kanë nisur të trokasin në dyert e Dinamo Zagrebit, i cili e mban kartonin e tij.

Sipas mediave të huaja, qendërmbrojtësin kosovar e do Standard Liege në Belgjikë, i cili e riktheu së fundmi Mërgim Vojvodën.

Mirëpo, mediat belge, respektivisht “DH.be” raporton se Rrahmanit ia ka vënë syrin edhe Celticu në Skoci.

Mobi Casa

Kapiteni i Kosovës në ndeshjen me Malin e Zi po ashtu po monitorohet edhe nga Amiensi në Francë.

Rrahmani ka kontratë me Dinamon deri në verën e vitit 2021 dhe mund të kushtojë deri në 2 milionë euro.

Mësohet se Standardi e udhëheq garën për lojtarin, përkundër interesimit të Celticut e Amiensit.

Rrahmani i ka zhvilluar 57 ndeshje me Dinamon, duke realizuar 4 gola dhe ka regjistruar tri asistime.

Ai i ka realizuar tre gola nga 19 ndeshje me Kosovën. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.