Skuadrat e mëdha italiane i vihen pas Xhakës

Skuadrat e mëdha italiane si: Milan, Lazio, Roma e Napoli janë duke u interesuar për shërbimet e mesfushorit kosovar të Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka, bën të ditur “Calciomercato.com” të enjten.
Xhaka 20-vjeçar te skuadra e Bundesligës gjermane së fundi është duke qëndruar në bankë dhe ka shprehur haptazi pakënaqësinë për këtë. Për mesfushorin kosovar interesim ka shprehur edhe Arsenali.