ARKATANA

Skuadra kanadeze po e pret Xhemailin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Montreal Impact pret që Blerim Xhemaili të rritë cilësinë në skuadrën kanadeze, si dhe përvojën që ka me Zvicrën dhe skuadrat e ndryshme elitare ku ka luajtur.

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili po shkëlqen në Bologna, megjithatë, ai në verë do t’i bashkohet skuadrës kanadeze, Montreal Impact, shkruan albinfo.ch.

Xhemaili nuk është emër i njohur si futbollisti i kësaj skuadre, Didier Drogba, megjithatë, cilësitë e mesfushorit shqiptar pritet që ta ndihmojnë shumë këtë skuadër në edicionin e ri.

“Nuk po e fshehu. Kontrata e Xhemailit është shumë dimensionale. Ai do të jetë në Bologna deri në qershor dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës së Monerealit. Ai është i gatshëm për këtë”, ka thënë presidenti i Impact, Joey Saputo për mediat lokale.

United Hospital

“Ai është një lojtar me shumë përvojë ndërkombëtar dhe një lojtar me cilësi të mëdha. Ai do t’i jep shumë skuadrës tonë dhe gjithashtu do të shtojë përvojën në skuadrën tonë”, deklaroi drejtori teknik i skuadrës kanadeze, Adam Braz.

Xhemaili 30-vjeçar është anëtar i Zvicrës dhe ka marrë pjesë në Kampionatet Botërore më 2006 dhe 2014, si dhe në Evropianin e mbajtur në Francë.

http://www.albinfo.ch/skuadra-kanadeze-po-e-pret-xhemailin/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.