Fundamenti

Skuadra e Gjilanit udhëton në Turqi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ditën e djeshme skuadra e Gjilanit ka “zbarkuar” në shtetin turk, vend ku do ti vijoj përgatitjet për pjesën e dytë kampionale.

Ekipi i udhëhequr nga kryetrajneri Gentian Mezani, ditën e sotme ka rifilluar punën, me objektiv të përgatitjes sa më të mirë të skuadrës për pjesën pranverore në këtë edicion.

Skuadra në mëngjesin e sotëm zhvilloi seancën e parë stërvitore e cila zgjati për rreth 2 orë.
Ushtrimet fizike dhe ato taktike, ishin programi i shtabit teknik të vendosura për futbollistët e skuadrës së Gjilanit.

FIDANISHTJA

Futbollistët të udhëhequr nga Mezani me stafin e tij, stërvitjet do ti vijojnë me nga dy seanca në ditë, ku po punohet me ritme mjaft të kënaqshme.

Gjatë qëndrimit në Turqi, skuadra e Gjilanit do ti luaj disa ndeshje kontrolluese, ndërsa e para do të jetë ajo kundër skuadrës Neftchi Kochkor e cila militon në elitën e futbollit të Kirgistanit, ndeshje e cila do të zhvillohet të dielën me 19 Janar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.