UBT

“Skleroza” ka prekur Lutfi Hazirin dhe të “Ri-kthyerit” në degën e LDK-së

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Nga Riad Rashiti – Zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë, për LDK-në po vlerësohen dekurajuese dhe vazhdim i rrugës së saj drejtë humbjes së radhës në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato qendrore, të cilat zhvillime po shkaktojnë efekte të dëmshme anësore deri me paraqitjen e “sklerozës” apo siç njihet më mirë në popull sëmundja e harresës.

Dhe shenjat e para të prekjes nga “skleroza” janë paraqitur tek të “Ri-kthyerit” e LDK-së, të cilët kanë harruar pse kishin ikur nga LDK-ja, ku kohë të gjatë e kanë akuzuar rëndë e më rëndë ish-subjektin e tyre, për dështimet dhe mospunën e tyre, keqpërdorimet e shumta të cilat bëheshin në atë kohë, bllokimin e bashkëpunimit në mes Komunës dhe Institucioneve qendrore, prishjen e plotë të klimës për biznesin privat, investimet kapitale ishin shumë të ulëta edhe pse në pushtetin e LDK-së, Ministrinë e Transportit e udhëhiqte një kuadër nga LDK-ja e Gjilanit ku asgjë dhe asnjë investim nuk e kishte sjellur për komunën e tij. Të “Ri-kthyerit” në atë kohë akuzonin degën e LDK-së, dhe zv/Kryeministrin e Kosovës Lutfi Hazirin se po dëmtonte rëndë me qëllime të caktuara komunën e tij për inate të ulëta politike që ishin krijuar në mes të klaneve të LDK-së që më vonë një pjesë u nda dhe krijuan LDD-në, ku shumë probleme të ndryshme kishin mbetur të pazgjidhura deri në momentin kur erdhi “Pranvera e hershme” në kohë dimri për qytetarët e Gjilanit.

Të “Ri-kthyerit” në LDK duhet të marrin ngapak terapi dhe të menaxhojnë më mirë gjendjen e tyre pas prekjes nga “skleroza”, pasi që mund edhe më shumë ti përkeqësohet kjo gjendje, ata mund të shërohen lehtë nga kjo “prekje” e “sklerozës”, por vetëm duke i kujtuar arsyet e tyre, pse e kishin braktisur partinë e tyre LDK-në, dhe kishin krijuar një “organizëm” të ri? Tani të “Ri-kthyerit” përsëri dështuan si pasojë e mospunës së tyre, mungesës së vizionit dhe vullnetit të tyre për punë, të cilët po mundohen tani të ri-gjejnë veten në mjegullën e parakohshme e cila ka prekur kohën e fundit degën e LDK-së në Gjilan.

Gjendja është edhe më shqetësuese dhe më e përkeqësuar te Lutfi Haziri, kryetar i kësaj dege, sepse “skleroza” e ka prekur më shumë se të “Ri-kthyerit” në këtë degë, ku ai, përveç që ka harruar për veprimet e tij shumë të dëmshme për komunën e Gjilanit sa ishte në funksione të larta në institucionet qendrore, ai poashtu po harron që veprimet e tij tani po i bënë në dëm të qytetarëve të Gjilanit.

Si mund të akuzohet pa asnjë bazë pushteti aktual në komunë nga Haziri, gjersa ai në praktikë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthorazi i bënë vet ato gjëra për të cilat ai po akuzon?.

Si mund të akuzoj një person si Haziri, se pushteti po i fut duart në xhepat e nxënësve? Përderisa, si asnjëherë më parë nuk ka pasur rend dhe disiplinë, me një transparencë të plotë rreth këtij organizimi.

Le të kujtoj pak Haziri se deri para pak javësh, kuadrat e kryesisë së degës së LDK-së në Gjilan, i kanë detyruar qytetarët, pacientët (të paguajnë jashtligjshëm) dhe të detyrohen bizneset që t`i fusin lekët e tyre të fituara me mund, në xhepat e udhëheqësve të institucioneve, si në rastin e drejtorit të spitalit regjional të Gjilanit (i cili përveç suspendimit i është ngritur edhe aktakuza për keqpërdorime), le ta thotë Haziri se për cilin anëtar të kryesisë së degës së PDK-së në Gjilan, apo ndonjë zyrtari tjetër të lartë në Gjilan i është ngritur ndonjë aktakuzë apo mund të thuhet se është duke keqpërdorur pozitat e tyre.

UBT

Ju zoti Lutfi Haziri, si aksionar me 5% (ne kemi dëshmi të pagesës në emër tuajin për blerjen e fabrikës së radiatorëve) në ndërmarrjen publikë të privatizuar (proces i dyshimtë edhe përmes gjykatave), keni kontribuar që t`i largoni disa dhjetëra punëtorë të cilët me dekada të tëra, kanë kontribuar në këtë fabrikë.

Ju zoti Haziri po harroni që Komuna e Gjilanit ka bërë punën më të madhe në rastin e KRM Higjiena, sepse përveç punës disa vjeçare për t`i nxitur investimet e jashtme, ka arritur të dëshmojë se investimi i tyre do të mbrohet dhe garantohet me çdo kusht nga institucionet dhe mekanizmat shtetëror. Ne si komunë, nuk kemi larguar nga puna askënd, por bordi i kësaj kompanie i ka suspenduar (e që nuk nënkupton largim nga puna, por ata kanë dhënë dorëheqje) dy drejtor në Eko-Higjienë, me arsyetimin e ditur për opinionin e gjerë, por ju sigurisht që jeni tërë javën në Prishtinë (përveç ditëve të “pazarit”) dhe nuk keni mundësi të informoheni me kohë, me zhvillimet e mira që po ndodhin në komunën tuaj.

Ju zoti Haziri një kohë të mirë e keni shfrytëzuar këtë kompani publike të Higjienës (ju e dini se si?, por edhe ne i dimë ngapak), hiq më pak nga ndikimet tuaja në spitalin regjional të Gjilanit, në postën e Kosovës, dhe në disa institucione tjera qendrore duke përfituar në forma të ndryshme, duke punësuar dhjetëra familjarë në vende të mira e joshëse, dhe së fundi ende po vazhdoni të ndikoni nëpër institucione qendrore, por që në rend të parë i shfrytëzoni në interes personal e “klanor”, e tek pastaj pak në interes të qytetarit të Gjilanit.

Rasti i fundit që vet e keni deklaruar nëpër media, se ju keni arritur të sjellni projekte nga Ministria në interes të qytetarëve të komunës, e që në realitet janë në interes së pari të familjes tuaj duke selektuar dhe përzgjedhur projektin për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës që të dërgon tek shtëpia e juaj në Gjilan, dhe tjetrin projekt që ka të bëjë gjithashtu me asfaltimin e rrugës që të dërgon në fshatin tuaj të lindjes (për t’a vizituar më lehtë Llofcën pas ditës së “pazarit”).

Ne nuk jemi kundër sepse këto projekte janë bërë nga Komuna e Gjilanit dhe jo nga zyret e LDK-së, por po i theksoj këto gjëra për të ju kujtuar juve, që jeni prekur nga “skleroza” dhe për t’iu treguar qytetarëve të Gjilanit, se ju vazhdoni të jeni po i njëjti, i papërmirësuar, i dëmshëm dhe i rrezikshëm ende për komunën që po ëndërron ta udhëheqësh prapë t`i.

Por jo zoti Haziri! juve nuk do t’ua mundësojë asnjëherë qytetari i Gjilanit që të vendoseni në krye të kësaj komune, por ne si institucione komunale do të ju garantojmë juve dhe të “Ri-kthyerve” në degën tuaj të LDK-së, se pas përfundimit të projektit për ndërtimin e bibliotekës së qytetit, ne si komunë do të angazhohemi shumë seriozisht për ndërtimin e shtëpisë së pleqve, sepse do të jetë edhe në shërbimin tuaj, ku vetëm prej aty do të jeni më afër institucionit të Komunës, deri atëherë shëndet e suksese juve, e neve bashkë me qytetarët e Gjilanit të na prijë e mbara drejt rrugëve të suksesit tonë të përbashkët.

Autori është drejtor për Zhvillim Ekonomik

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.