RCCOLA

Skifterat nesër pushtojnë stadiumin “Fadil Vokrri”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ndeshja e javës së parë e cila nuk u zhvillua në mes Prishtinës e Gjilanit për shkak se Komisioni i Ministrisë së Sporteve, kishte refuzuar të zhvillohet kjo ndeshje për shkak të testimit të stadiumit “Fadil Vokrri” do të zhvillohet nesër.

Interesim të madh ka bërë kjo ndeshje tek tifozët e Gjilanit “Skifterat” të cilët nesër në mënyrë të organizuar do t`ja mësyjnë kryeqendrës, Prishtinës.

Fidanishtja

“Nesër për skuadrën tonë do të jetë festë futbollistike ashtu si në herën e parë që kishim udhëtuar drejt Prishtinës por për fat të keq loja nuk ishte zhvilluar kësaj radhe jemi edhe më të mobilizuar si asnjëherë më parë do të udhëtojmë me 10 autobus dhe me vetura private e dimë se është në mesjavë kur punohet por ne jemi të përgatitur që nesër të japim spektakël në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” pavarësisht rezultatit ne do të përkrahim klubin tonë dhe do ti përjetojmë së bashku me futbollistët emocionet që na sjellë klubi ynë i zemrës” ka bërë të ditur njëri nga anëtarët e “Skifterave”, Shkelqim Limani./rajonipress/