United Hospital

“Skifterat” e “Intelektualët” do ta pushtojnë Mitrovicën

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Fati i dy skuadrave të futbollit KF Gjilani dhe Dritës do të vendoset në dy takimet e barazhit të cilat i zhvillojnë nesër në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Gjilani do të takohet me Vëllaznimin e Gjakovës, ndërsa Drita me Flamurtarin e Prishtinës.Emocionet të cilat i kanë kapluar këto dy skuadra është bartë me të madhe tek tifoklubet e këtyre skuadrave të “Skifterave” dhe “Intelektualëve” të cilët në mënyrë masovike nesër do të mësyen shkallët e stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Dashamirët e futbollit të qytetit të Gjilanit dikur krenoheshin me këto dy klube si për organizimin njëashtu edhe për trofet të cilat i arrinin këto dy skuadra, KF Drita ishte edhe Kampione e Kosovës në stinorin 2002-2003 dhe fituese e Kupës së Kosovës në vitin 2001. Ndërsa KF Gjilani ishte fituese e Kupës së Kosovës në vitin 2000 dhe fituese e Superkupës së Kosovës po në këtë vit.

Me të drejtë pas luftës së fundit në Kosovë qyteti i Gjilanit konsiderohej si “Brazili” I Kosovës si për nga lojërat të cilat zhvilloheshin në fushë njëashtu edhe për nga shikueshmëria.

Takimi në mes këtyre dy skuadrave konsiderohej me atë të Argentinës, Boca Juniors e River Plate ku tubonte mbi 15000 shikues i tërë qyteti me javë të tëra jetonte me këtë derbi të “Anamoravës”.

Sot futbolli në këto dy skuadra ka rënë në mënyrë drastike dhe me pozitat që i kanë është një dëshpërim shumë i madh për të gjithë dashamirët e futbollit.

Besnikëria e tifozëve ndaj këtyre dy klubeve ka bërë që në këto momente të vështira të jetë futbollisti i 12 në skuadrat e tyre.

Hidromorava

Tani e 5 ditë si “Skifterat” e Gjilanit njëashtu edhe “Intelektualët” e Dritës kanë bërë çmos me gjithë vështirësitë që përballen nesër të anojnë për klubet e tyre të zemrës në mënyrën më sportive dhe fair-play.

Dy protagonistët e tifoklubeve Cami i “Skifterave” dhe Taulant Byqmeti i Dritës kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për shkuarjen në Mitrovicë.

“Jemi pergatitur maksimalisht, nuk kemi lënë asgjë të rastit nesër Mitrovica do të ushton në përkrahjen e djelmoshave tanë konsiderojmë se do të jemi rreth 1mijë shikues do të anojm ja sot ja kurrë po luajnë djelmoshat tanë dhe ne i urojmë shumë suksese le ta japin ma të mirën e tyre e në fund le të triumfon më i miri”, thotë për “rajonipress” Cami i “Skifterave”.

Se sa është e rëndësishme prezenca dhe përkrahja në këto momente për djelmoshat e Dritës, lideri i “Intelektualëve” Taulant Byqmeti tregon, “Nuk ka asgjë që na pengon drejt Mitrovicës jemi të organizuar mjaftë mirë edhe pse kemi pasur shumë vështirësi ata të cilët e duan skuadrën e tyre të zemrës Dritën na kanë dalë në ndihmë në këto momente vendimtare dhe i falënderoj të gjithë ata që e quajnë vetën “Intelektual” nuk duam asgjë përpos fitores do të jemi një numër shumë i madh rreth 1000 shikues, do të jetë atmosferë të cilët vetëm “Intelektualët” dinë dhe mund ta bëjnë”.

Takimi i parë zhvillohet Gjilani- Vëllaznimi nga ora 13:30 ndërsa Drita – Flamurtari në ora 16:30./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.