Fundamenti

Skifterat do të “pushtojnë” Therandën të mërkurën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – “Bardh e kuqët” e Gjilanit, stinorin pranveror pas përgatitjeve dimërore të mundimshme e hapin në ballafaqim për DigitAlb Kupën e Kosovës, e vlefshme për rrethin e pestë (Çerekfinale) në qytetin e Therandës, duke u ballafaquar me Ballkanin anëtar i Ligës së Parë të futbollit Kosovar.

Siç dihet skuadra e Ballkanit gjatë afatit kalimtar është përforcuar me futbollist mjaft cilësor dhe aspiratat e Ballkanit janë të dalin me rezultat pozitiv ndaj skuadrës së Gjilanit.

Fundamenti

Ashtu si gjithmonë edhe kësaj radhe “Skifterat” do të jenë arma më e fuqishme e skuadrës së tyre të zemrës, të cilët në mënyrë të organizuar do të “pushtojnë” qytetin e Therandës.

“Skifterat” përpos fitores tjetër rezultat tjetër as që e njohin.
“Të mërkurën së paku gjerë më tani do të udhëtojnë tre autobusë dhe shumë vetura private. Për ne gara e Kupës së Kosovës është e një rëndësie të veçantë ndërsa skuadrën e zemrës do ta mbështesim me tërë kapacitetin tonë. Edhe pse skuadra jonë shihet si favorit ne do të luajmë lojën tonë ndërsa rrugëtimi ynë është finalja e Kupës së Kosovës”, ka bërë të ditur, Shkëlqim Limani sekretar organizativ i Skifterav./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.