UBT

Skënderbeu sot kundër Young Boysin, formacioni i mundshëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Skënderbeu do t’i japë fund aventurës evropiane, me sfidën e mbrëmjes së sotme në Bernë, ku do të përballet me Young Boysin.

Korçarët janë tashmë të eliminuar nga Liga e Evropës, por takimi i sotëm vlen për të arkëtuar shuma të konsiderueshme në akrat e klubit, për të reklamuar talentet e ekipit, si dhe për të rritur koeficientin, që do ta ndihmonte në shortin e vitit të ardhshëm.

Pikërisht për këto arsye, presidenti korçar, Ardian Takaj ka akorduar sërish një premi në rast fitoreje në Zvicër, çka pritet të motivojë lojtarët e Skënderbeut. Nga ana tjetër, Young Boysi është i eliminuar ashtu si korçarët, ndërsa tani ka si synim luftën për titullin kampion të Zvicrës.

Sa i përket ekipit, trajneri Daja është në një emergjencë totale në repartin e sulmit, pasi i mungojnë të tre qendërsulmuesit, Soëe dhe Nespor të dëmtuar, ndërsa James nuk arriti të pajiset me vizë.

Fundamenti

Ende nuk dihet se si do ta zgjidhë këtë situatë tekniku i Skënderbeut, por dihet me siguri se në fushë do të jenë të gjithë lojtarët e rinj, që janë paraqitur mirë në takimet e fundit dhe që do të reklamohen në praninë e shumë agjentëve të futbollit, që do të mbushin shkallët e stadiumit të kryeqytetit zviceran.

Takimi Young Boys-Skënderbeu do të startojë në orën 19:00.

Formacioni i mundshëm: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Osmani, Taku, Lilaj, Gavazaj, Sahiti, Nimaga. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.