“Skënderbeu” shfaqet edhe në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Mbrëmë në Teatrin e Qytetit të Gjilanit në praninë e adhuruesve gjilanas të teatrit u dha shfaqja “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” regjinë e së cilës e ka bërë regjisori Xhevat Limani.

Kjo shfaqje është përgatitur nga Teatri Shqiptar në Amerikë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe është shfaqur në tri qendrat kryesore shqiptare Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Uji Dea

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport, Veton Nevzadi, kjo shfaqje vjen në vazhdën e angazhimeve të shtuara që kjo drejtori po bën së bashku me Këshillin Drejtues të Teatrit në funksion të rritjes së interesimit të qytetarëve për zhvillimet në Teatrin e Qytetit.

Sipas tij, përveç këtyre shfaqjeve Teatri i Qytetit aktualisht është në përgatitje e sipër të dy komedive, të cilat shpresojmë se do të shfaqen shpejt dhe do të mirëpriten nga publiku gjilanas./rajonipress/