Mobi Casa

Skender Selimi: Njeriu që mbajti gjallë hendbollin femëror

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kontributet që kanë dhënë njerëzit për zhvillimin e sportit janë tejet të mëdha, pa këta njerëz shumë sportistëve do t`ju mbyllte karriera sportive, por me kontributet dhe mjetet financiare kanë bërë që të ndajnë kafshatën e familjes së tyre për një qëllim që rinia të merret me sport. Shumë gjeneratave të hendbollit femëror në Gjilan do t`i mbetet në kujtesë ish kryetari dhe donatori Skender Selimi nga fshati Zhegër për kontributin e dhënë në KH Drita në konkurrencën e femrave nga ky klub Selimi ka bërë që të dalin shumë hendbolliste cilësore të cilat kanë mbrojtur ngjyrat e shumë klubeve të Kosovës por edhe të Kombëtares së Kosovës në hendboll.

Selimi edhe pse gjatë luftës së fundit ishte plagosur rënd për vdekje nga forcat Paramilitare serbe në Zhegër me 30 plumba në këmbë dhe duke ja djegur të gjithë pasurin e tij e cila konsiderohet rreth 1.000.000 Є ai në ditët më të vështira ju ka dal në ndihmë hendbollisteve të Dritës.

“Ka qenë 29 marsi i vitit 1999 kur jam plagosur për vdekje nga 30 plumba në këmbë dhe ma kanë djegur të gjithë pasurin paramilitarët serbë, por zoti më ka ruajtur dhe sot jam gjallë jam betuar se këtij populli dhe sportisteve do t`ju ndihmoj sa herë që kanë nevojë se ata janë ardhmëria e shtetit të Kosovës”, kujton Selimi.

Selimi përpos që ka udhëhequr KH Drita ai një kohë ka udhëhequr edhe KH Zhegra me mjaft sukses Selimi ka qenë një donator i madh në të gjitha poret e jetës si ato sportive njëashtu edhe shoqërore. “Jam shumë i lumtur dhe krenohem në qoftëse kam kontribuar pak për sportistet e KH Drita ato kanë qenë vite të suksesit të hendbollit të KH Drita kemi pasur hendbolliste shumë cilësore të cilat kanë bërë emër në hendbollin e Kosovës”, shprehet Selimi.

Mobi Casa

Nën menaxhimin e Selimit KH Drita dhe donacionet të cilat i ka dhënë për vashat e Dritës ka bërë që KH Drita ishin të dalluara në Superligën e Kosovës në hendboll me të gjitha kushtet të cilat kërkohej.
“Përpos kushteve të cilat i kanë pasur sipas standardeve të cilat kërkohet nga një skuadër, unë kam ndarë 5 bursa për hendbollistet e klubit të cilat kanë vijuar mësimet në fakultete të ndryshme, ndërsa të gjitha këto hendbolliste sot janë nëpër vende të ndryshme të punës dhe për këtëjam shumë krenar për ato hendbolliste”, shprehet Selimi.

64 vjeqari Skender Selimi ky donator dhe udhëheqës i madh i KH Drita kujton çdo detaj të kaluar në KH Drita në konkurrencën e femrave.
“Në këtë klub kam derdhur më tepër se 80.000 Є edhe pse kam qen i plagosur rënd dhe kam pasur të gjithë pasurinë të djegur nuk pendohem në asnjë moment, por jam i befasuar nga shumë njerëz sot dhe shumë i mërzitur të cilët as nuk më përshëndesin por e gjithë kjo le të mbetët nën ndërgjegjen e tyre sa kam dhënë të holla isha shumë i dashur dhe i respektuar por kur mu ndal biznesi të gjithë u larguan sikur të mos kisha ekzistuar asnjëherë, kështu e paska jeta dhe në këtë mënyrë çmohen njerëzit të cilët me vite të tëra kanë mbajtur klubet në aktivitet e tyre”, tregon i mërzitur Selimi.

Skender Selimi i lodhur nga hallet e jetës sot dhe nga shëndeti ka një porosi të veçantë për të gjithë dashamirët e sportit dhe qytetarët e Gjilanit e më gjerë.

“Ky popull duhet vënë gishtin në kokë dhe të mendoj se në çfarë okupimi klasik kemi qenë nga shteti i Serbisë sa ndihmat kemi dhënë jo vetëm për sportistët por për çdo njeri i cili ka pasur nevojë, mos na harroni se ne kemi mbajtur gjallë së pari fëmijët e juaj fëmijët e qytetit tonë ata janë ardhmëri e këtij vendi ndërsa sot askush as në derë të shtëpisë nuk më troket a e kemi merituar këtë vlerësoni ju dhe le të mbetët nën ndërgjegjen e disa individëve të cilët dikur mi rrihnin krahët e sot më shikojnë me bisht të syrit”, shprehet me nostalgji Skender Selimi ish kryetari dhe donatori i KH Drita./sylejman ismajli/rajonipress/