UBT

Skender Hyseni: Kurti dje nga Brukseli foli sikur t’i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Ish-koordinatori i Qeverisë së Kosovës për dialog me Serbinë, Skender Hyseni ka thënë se kryeministri Albin Kurti është sjellë në mënyrë arrogante dhe pa sens në takimin e djeshëm në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai, takimin e parë mes Kurtit dhe Vuçiqit e ka quajtur njërin nga dështimet më të mëdha diplomatike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Hyseni ka thënë se Kurti e ka dobësuar pozicionin negociues të Kosovës në dialog, dhe s’deshi ta vazhdonte këtë.

“Sjellja arrogante dhe pa sens diplomatik e Albin Kurtit në takimin e djeshëm në Bruksel ishte përpjekje e dëshpruar për të minuar dialogun deri në ndërprerje të plotë. Rrjedhimisht, dje, Albin Kurti shkaktoi njërin nga dështimet më të mëdha diplomatike të Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj. Kurti arriti që me sjelljen e tij diletante, krekosjen prej popullisti dhe papërgjegjësine e theksuar, ta dobësonte në masë të madhe pozicionin negociues të Kosovës në vazhdimin e dialogut, i cili, deshi s’deshi Albin Kurti do të vazhdojë.
Kosova në Bruksel dje, bëri saktësisht ate që Vuçiq dhe Serbia preferonin. Kurti shpërfaqi dëshirën e tij pë ruajtje të status-quosë. E asgjë më shumë nuk përputhet me strategjinë afagjate serbe dhe interesat serbe sesa mbajtja pezull, në gjendje të ngrirë e kontesitit Kosovë-Serbi me fajin e Kosovës!”, ka shkruar Hyseni.

Ai thotë se sjellja e Kurtit i dëmton rëndë interesat e vendit dhe tregon mosguximin e tij për t’i mbrojtur interesat e vendit.

Uji Dea

Kjo sjellje e kryeministrit aktual të Kosovës dëmton rëndë interesat afatgjate të vendit. Ai dje tregoi se nuk ka vullnet, guxim dhe as dije të mbrojë interesat fundamentale të vendit. E sot, nuk ka interes më të madh dhe më urghent për Kosovën sesa permbyllja e konfliktit me Serbine me njohje të ndërsjellë. Mburravecëria para kamerave e tij dje në Bruksel të bënte të mendosh se Kurti po i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës duke bërë monolog popullist dhe folk-patriotik!”, ka shkruar Hyseni.

Megjithatë, ai tha se beson që dialogu me Serbinë do të përmbyllet shpejt.

“Sidoqoftë, rrethanë e mirë është që jo çdo gjë, që të mos them pak gjë, varet nga Kurti dhe Vuçiqi, të cilët duket kanë të njetin qellim, zvarritjen dhe status-quonë.
Dialogu do të vazhdojë, dhe unë besoj se to të mbyllet shpejt!”, shkroi Hyseni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.