United Hospital

Skender Hyseni: Deklarata e Hazirit se kryeministri kalon nga zyret e LDK’së ka qenë korrekte

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka komentuar zhvillimet e fundit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së në kuadër të arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Hyseni ka thënë se patjetër që emri i kryeministrit kalon formalisht nëpër zyrat e LDK-së.

“Nuk mund të ketë një marrëveshje pa aprovim të njërës apo tjetrës kryesi të emrit të kryeministrit”.

Ai ka thënë se “deklarata e Lutfi Hazirit ka qenë absolutisht korrekte kur ka thënë se emri i kryeministrit kalon edhe nëpër zyrat e LDK-së”.

“Haziri nuk ka thënë asgjë për të ngjallur një reagim të tillë, përkundër ka thënë diçka që është e natyrshme dhe normale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Uji Dea

Hyseni ka thënë se megjithatë askush në LDK nuk e vë në dyshim se Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet dhe atyre u takon posti i kryeministrit.

Ish-deputeti i LDK-së ka thënë se edhe posti i presidentit patjetër që duhet të jetë pjesë e marrëveshjes.

Hyseni ka thënë se Albin Kurti është nxituar tepër kur ka propozuar Vjosa Osmanin, pasi sipas tij ai nuk mund ta përcaktojë një marrëveshje politike në mënyrë unilaterale.

“Ai post përcaktohet në bisedime e negociata dhe në fund në nivelin më të lartë politik”, tha Hyseni në RTV Dukagjini.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.