Fundamenti

Skender Hoxha, 5 dekada me futboll pajiset me Licencën B

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ish-futbollisti gjilanas Skender Hoxha, një jetë i’a kushtoi futbollit që nga mosha 14 vjeçare e gjerë në pensionim ai asnjëherë nuk ju nda lojës së futbollit.

Gjatë karrierës së tij për 50 vite rresht në asnjë moment nuk u kursye për të mirën e futbollit gjilanas duke qenë një shembull i rrallë në qytetin e Gjilanit.

“Ishin kohëra të lumtura të rinisë, si 14 vjeçar u dashurova në lojën e futbollit, kishim shumë shokë të talentuar, rininë tonë i’a kushtuam futbollit dhe për këtë jam shumë krenar dhe i lumtur”, thekson Skender Hoxha.

Ish-futbollisti Hoxha karrierën futbollistike e filloi në vitin 1970 në të gjitha kategoritë e reja të futbollit të asaj kohe në C.Zvezda të Gjilanit, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për këtë skuadër të asaj kohe. Hoxha karrierën më pastaj e zhvillon edhe në Dritë ndërsa karrierën aktive të futbollistit e përfundon në vitin 1986.

“Si futbollist aktiv kanë qenë kohërat më të mira të jetës sime, ishim një gjeneratë me plot futbollist cilësor të cilët i falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur gjatë karrierës, ishim një shoqëri të cilën edhe sot e kultivojmë duke evokuar momentet e mira e të këqija gjatë karrierës sonë futbollistike”, bën të ditur Hoxha.

Mobi Casa

Skender Hoxha në asnjë moment nuk pushoj nga futbollit, ai menjëherë e ushtroi zejen e trajnerit me shumë sukses duke e kryer shkollën e lartë për trajner, ndërsa si trajner punoi në Shkollën e futbollit tek FC Drita dhe me Junior.Poashtu një kohë ishte trajner i Juniorëve tek SC Gjilani në Vllazni të Pozheranit e në Bashkim të Koretinit.

Hoxha i cili një jetë ja kushtoi futbollit me mjaft sukses e kreu edhe ndarjen e drejtësisë në futbollin e Kosovës, duke vazhduar karrierën si kontrollor i ndeshjeve.
Është për çdo lëvdatë puna e tij profesionale e cila ishte vlerësuar nga shumë klube të Kosovës e në veçanti atyre të Anamoravës, i cili për plot 33 vite ishte kryetar i gjyqtarëve të Anamoravës.

Hoxha e kishte kryer Licencën B të trajnerit në vitin 2015, por në atë kohe FFK nuk ishte e pranuar në FIFA e UEFA, kurse tani për të plotësuar bagazhin e tij të futbollit me mjaft sukses këto ditë Hoxha u pajisë me LIcencën B të trajnerit të futbollit.

“Jam i lumtur që edhe kjo sfidë e kësaj Licence u përfundua duke e njohur FIFA e UEFA, nuk do të ndalem në asnjë moment për të kontribuar për gjeneratat e reja pasiqë kjo botë do t’ju mbes të rinjëve duke ju uruar prosperitet në avancimin e futbollit drejt sukseseve evropiane e botërore”, thekson Hoxha.

Skender Hoxha padyshim do të jetë në mendjen e shumë gjeneratave të futbollit, ndërsa qytetarët e Gjilanit duhen të jenë krenar që në mesin e tyre kanë një njeri i cili plot 5 dekada i dha futbollit jetën e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.