ARKATANA

Skender Destani (BDL) akuzon rende Shqiprim Arifin (APN)

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i BDL-së Skender Destani që ishte partner i koalicionit të fundit qeverisës PVD, BDL, UDSH si dhe grupit PDSH-së ka akuzuar rëndë kryetarin n.d. Shqiprim Arifin (APN). Në një postim në rrjetin social Facebook, sipas Destanit ”Po vërtetohet se ajo që kam thënë qysh ne fushaten parazgjedhore se kush është Shqiprim Arifi…”.

Kryetari i BDL-së Destani këtë postim e ka bërë pasi është njoftuar se Shqiprim Arifi është zgjedhur kryetar i organit përkohëshem deri në zgjedhjet e rradhës. Pasi një qytetarë ka kundërshtuar postimin e tij dhe ke akuzuar Destanin për nxitje të urrejtjes, Kryetari i BDL-së Destani ka vazhduar postimin për të pohuar se “… une e di ligjin shume mirë dhe sipas ligjit kryetari i komunës udhëheq me organin e përkohëshëm…” duke shtuar se Ragmi Mustafa (PDSH) duhej të udhëhiqte këtë organ apo Ardita Sinani (PVD).

presheva.com ka konfrontuar me këtë postim kryetarin n.d. Shqiprim Arifin (APN), për të komentuar këto akuza. Arifi i ka cilësuar këto akuza si bajate dhe të mërzitshme, pjesë e një sistemi të kaluar presektues. “Mendoj se nuk ja vlenë të hapim polemika me Skender Destanin, i cili është njëri nga përgjegjësit kryesorë për situaten e krijuar politike në Komunën e Preshevës. Unë ftoj qytetarët mos të bien preh e akuzave dhe shpifjeve ordinere të oponentëve politik, të cilët historikisht kanë pasur rastin të tregojn se sa mbrojn dhe përfillin interesat e qytetarëve” ka theksuar Arifi.

Sipas tij, ”Destani ishte pjesë e pushtetin lokal në dekadën e fundit në dy koalicione qeverisëse, dhe sa ka punuar për të mirën e qytetarëve të Komunës së Preshevës aq ka marrur faturën në zgjedhjet e fundit, ku ka dalur si parti me rreth 600-700 votues”.

Mobi Casa

Kryetari n.d. Arifi ka thënë se tani fokusi duhet të përqendrohet përfundimisht në një të ardhme të mirë për Komunën e Preshevës, “Skender Destani dhe të tjerët mos të kalojn në hipokrizi, sepse është vetë Destani i cili është zgjedhur kryetar Kuvendi me votën e anëtarëve të “shtabit të krizës” të pushtetit represiv dhe gjakëpirës të Millosheviqit”.

Sipas Arifit shumë shpejt do të dale në pahë “se kush për kend ka punuar, kjo është çështje e një periudhe të shkurtër kohore”. Kryetari n.d. Arifi ka ftuar Skender Destanin (BDL) të mos bëhet pjesë e një grupacioni linçues dhe huliganesk të PVD-së, që për interesa personale hapin akuza të pabaza, për të thelluar perçarjen e qytetarëve të Komunës.
Skender Destani është kryetar i BDL-së që nga themelimi i saj dhe është me profesion mjek pediatër në Shtëpinë e shëndetit Preshevë.

Partia e tij BDL ishte partner qeverisës në koalicionin PDSH, RD dhe BDL të kryesuar nga Ragmi Mustafa (PDSH) si dhe të fundit me PVD, BDL, UDSH dhe grupi PDSH të udhëhequr nga Ardita Sinani (PVD). /presheva.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.