Eko Higjiena

Skender Bunjaku, trajneri i ri i Bashkimit po korr suksese

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Skuadra e Bashkimit nga Koretini, e cila bënë pjesë në Ligën e Dytë të futbollit të Kosovës ka emëruar trajnerin e ri Skender Bunjakun.

Pas dorëheqjes së Emin Bajramit skuadra e Bashkimit, besimin ja ka dhënë ish-futbollistit të mirënjohur gjilanas, Skender Bunjakut, i cili një kohë të gjatë kishte punuar me kategoritë e reja në FC Drita duke arritur rezultate tejet të mira.

Bunjaku i cili në javën 11 e 12-të, ka drejtuar skuadrën e Bashkimit ka startuar me fitore duke mbajtur hapin në kreun e tabelës së klasifikimit.

Uji Dea

“Me skuadrën e Bashkimit do të jem njëherë gjerë në fund të kampionatit vjeshtor, e pastaj me kryesinë do të ulemi për të parë nga afër objektivat e skuadrës, deri në fund të kampionatit vjeshtor do të japim më të mirën për të mbetur në pozitat e para në tabelë, megjithatë skuadra e Bashkimit ka nevojë për disa përforcime në disa pozita për ti mbushur synimet të cilat i ka skuadra por shpresoj se me një kryesi ç`fare ka Bashkimi do t’ja arrijmë qëllimin së bashku”, ka bërë të ditur trajneri, Skender Bunjaku.

Pas 12 javëve Bashkimi pozicionohet në pozitën e tretë me 25 pikë, tri më pak se Kika e cila i prinë tabelës./rajonipress/