ARKATANA

Skenarët që prodhon përfshirja e fuqive të mëdha në dialog

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Përfshirja direkte e Gjermanisë, e Francës dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut mund ta sjellë edhe Rusinë në lojë. Kështu pohojnë njohës të rrethanave politike, të cilët kanë përmendur disa skenarë të rrezikshëm për Kosovën, që mund t’i sjellë përfshirja e Rusisë në negociata, ndër ta privilegjimi i serbëve, zbehja e interesave të Kosovës, që do të nxirren prej marrëveshjes përfundimtare dhe destabilizimi i Ballkanit nga ndikimi rus, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përfundimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të mos përmbyllet në formatin se si pati nisur 8 vjet më parë. Përveç Brukselit zyrtar, së fundmi përfshirje në procesin e dialogut po kërkojnë edhe disa shtete tjera të Bashkimit Evropian, si Gjermania dhe Franca.

Mobi Casa

Emërimi i Matthew Palmerit si përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shihet si përpjekje tjetër për përfshirje gati direkte të Amerikës në procesin e dialogut, gjë e cila do të nxiste një tjetër lëvizje jo fort pozitive për Kosovën, shkruan më tutje “Zëri”

Me përfshirjen e këtyre shteteve në procesin e dialogut nuk përjashtohen ambiciet e Rusisë për pjesëmarrje në dialog. Madje në Serbi një gjë e tillë po konsiderohet punë e kryer.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.