Fundamenti

Skena politike do figura të pastra

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Analistët thonë se Kosova ka nevojë për një përvojë të re të shtetndërtimit, me fytyra të pastra politike, që janë në gjendje t’i ndërmarrin reformat e nevojshme për ta dërguar vendin drejt BE-së.

Partitë politike në Kosovë janë shpenzuar, duke mos u hapur për kuadro të reja dhe disa nga to janë tejet të inkriminuara. Disa janë në skenë tash e 25 vjet e disa që nga paslufta, por nuk i kanë përmbushur kërkesat e qytetarëve.

UBT

Analistët thonë se është e pashmangshme të hyjë në skenën politike një parti e re, e cila do të formohej tash për t’u përgatitur për zgjedhjet e reja. Brenda asaj partie duhet të jenë figura të pastra dhe të pakriminalizuara, në mënyrë që të vijnë më lehtë në pushtet për të mirën e qytetarëve./Kosova Sot/