RCCOLA

Skema e granteve milionëshe, formula kriminale e qeverive kosovare

/ 8 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësit e fushës së ekonomisë vazhdojnë ta shohin me sy shumë kritik dhe me dyshime për shpërdorim të madh që po bëhet nga institucionet e të gjitha niveleve të shtetit, me grantet e qeverisë, qoftë ne nivelin qendror, qoftë në atë komunal, e që gjoja jepen për zhvillim ekonomik, por që vetëm po funksionojnë si skema korruptive që po i financojnë klientelën partiake dhe oligarkët e inkriminuar të lidhur me politikanët e qeveritarët e kriminalizuar.

“Ka keqpërdorime të shumta lidhur me subvencionet e dhëna nga komunat dhe nga niveli qendror, siç janë raportuar në medie. Ka të ashtuquajtur fermerë që kanë marrë grante të majme për stalla të kafshëve dhe i njëjti jeton në Prishtinë dhe nuk ka as tokë dhe as vend ku të ndërtojë atë stallë, pra ka keqpërdorime të hatashme. Kjo jo që nuk dihet nga zyrtarët e ministrisë, por u konvenon një gjë e tillë”, thotë analisti Lulzim Beqiri për “Kosova Sot”

Njohësit e fushës së ekonomisë vazhdojnë ta shohin me sy shumë kritik dhe me dyshime për shpërdorim të madh që po bëhet nga institucionet e të gjitha niveleve të shtetit, me grantet e qeverisë, qoftë ne nivelin qendror, qoftë në atë komunal, e që gjoja jepen për zhvillim ekonomik, por që vetëm po funksionojnë si skema korruptive që po i financojnë klientelën partiake dhe oligarkët e inkriminuar të lidhur me politikanët e qeveritarët e kriminalizuar.

Ngrihet dyshimi se nga këto grante nuk përfitojnë asnjëherë fermerët apo ndërmarrësit tradicionalë që duhet të stimulohen dhe inkurajohen për zhvillimin, forcimin dhe avancimin e fushëveprimit të tyre, por përfitojnë grupe të caktuara të interesit, që për dy-tri vite të amortizimit të grantit shuajnë veprimtaritë e tyre. Qeveria jep çdo vit qindra milionë euro për zhvillimin ekonomik në sfera të ndryshme, por rezultatet janë tepër të zbehta dhe shumica e fondeve nuk dihet se ku përfundojnë. Auditori ka konstatuar keqpërdorime të shumta Sipas ekspertit të ekonomisë politike, Lulzim Beqiri, praktika e ndarjes së granteve në Republikën e Kosovës ka dëshmuar se manipulohet skajshmërisht me paranë publike, ku edhe sipas të dhënave publike nga Auditori i përgjithshëm ndarja e granteve ka vërejtjeje serioze, edhe kryeministri aktual kishte dhënë vërejtje lidhur me ndarjen e granteve, por ende nuk është parë ndonjë veprim konkret nga ana e institucioneve të vendit, ngase kryeministri i vendit kohët e fundit ka marrë disa veprime kontradiktore që janë duke e dëmtuar tej mase reputacionin e vendit.”Ka keqpërdorime të shumta lidhur me subvencionet e dhëna nga komunat dhe nga niveli qendror, siç janë raportuar në medie. Ka të ashtuquajtur fermerë që kanë marrë grante të majme për stalla të kafshëve dhe i njëjti jeton në Prishtinë dhe nuk ka as tokë dhe as vend ku të ngritë atë stallë, pra ka keqpërdorime të hatashme. Kjo jo që nuk dihet nga zyrtarët e ministrisë, por u konvenon një gjë e tillë”, u shpreh ai. “Dështimi për të rritur prodhimin vendor dhe për të zhvilluar sektorin privat përmes investimeve të huaja është si pasojë e dështimit të Qeverisë së Kosovës për të krijuar një ambient të mirë për biznes dhe për të luftuar korrupsionin, që është një ndër pengesat kryesore të të bërit biznes në Kosovë, por njëkohësisht edhe pengesë për zhvillimin ekonomik në përgjithësi”, tha Beqiri për “Kosova Sot”.

Lidhjet klienteliste, evidente Sipas njohësit të fushës së ekonomisë, Artan Haziri, grantet kanë për qëllim ndihmën e bizneseve nga shteti apo donatorë të tjerë, por jo gjithmonë shkojnë në atë destinim.”Ne si shtet kemi donacione të ndryshme, por mbetet pikëpyetje e madhe sa janë realizuar ato sipas marrëveshjes. Një donacion që ta merr një biznes duhet të mos ketë lidhje me pushtetin dhe të jetë i shëndoshë financiarisht dhe secila nga këto e ka rëndësinë e vet. Nëse ka lidhje me pushtetin, ajo asnjëherë nuk realizohet. Ndërsa nëse financiarisht nuk është mirë, prapë është zor i realizueshëm. Fatkeqësisht, në Kosovë të dyja janë prezentë”, u shpreh ai.”Hapen biznese vetëm për fitim të donacioneve dhe ato gjithë aktivitetin e bëjnë në marrëveshje me pushtetin dhe në fund shpeshherë mbyllen pasi përfundon kontrata. Ndërsa sa u përket pasqyrave financiare, ato është mirë të dorëzohen për 5 vitet e fundit të biznesit dhe të jenë të besueshme. Bizneset i përshtatin dhe pasqyrat pa asnjë auditim të tyre dhe e fitojnë grantin. Ka raste që gjatë vijimit të grantit, kur ministria vendos t’i kontrollojë, ato vetëm paraprakisht njoftohen dhe kontrolli e humb efektin e vet”, vijoi më tej Haziri. “Duhet të formohet komision i veçantë për vlerësimin e bizneseve, të cilat i meritojnë grantet nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe pastaj nuk mungojnë rezultatet e granteve”, tha Artan Haziri për “Kosova Sot”. Ata që nuk e meritojnë, përfitojnë në kurriz të fermerëve të ndershëm

Mobi Casa

Njohësi i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, pohon se vërtet grantet e Qeverisë, që po jepen për zhvillim ekonomik, asnjëherë nuk po bien në duart e atyre fermerëve që ia dinë vlerën edhe kur bëhet fjalë për punën e tokës dhe që nga mbjellja dhe shitja e atyre produkteve bujqësore përfitojnë.”Por, përkundrazi, grantet e qeverisë po shkojnë në duart e atyre që nuk janë fermerë dhe të atyre që në emër të fermerëve përfitojnë dhe i mbushin xhepat e tyre. Qeveria e Kosovës dhe komunat në përgjithësi duhet ta forcojnë Ligjin për grante dhe të thirren të gjithë fermerët në një vend, ku pastaj të shpërndahen grantet tek ata në mënyrë ligjore, në prani të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, që kjo shpërndarje të jetë sa më transparente”, u shpreh ai.”Ndryshe, nëse vazhdohet që grantet e Kosovës të jepen në mënyrë të pakontrolluar, fermerët kosovarë do të detyrohen që produktet e tyre t’i shesin në ndonjë shtet ose të mos merren më me bujqësi”, tha Grapci për “Kosova Sot”. Kurse analisti politik Bislim Aliu nuk e vë fare në dyshim që fusha e granteve qeveritarë është një segment marramendës i krimit dhe korrupsionit ekonomik.”Pa mëdyshje, të gjitha grantet e qeverisë, qoftë ato në nivelin qendror, por edhe atij komunal, të cilat gjoja po jepen për zhvillimin ekonomik, po na dalin vijimisht vetëm skema korruptive që po e financojnë klientelën partiake dhe oligarkët e inkriminuar, të lidhur vazhdimisht me politikanët e qeveritarët e kriminalizuar”, theksoi ai për “Kosova Sot”.

Dekurajohen sipërmarrësit e vërtetë Analisti Aliu pyet se pse, a thua, nga këto grante nuk përfitojnë asnjëherë fermerët apo ndërmarrësit tradicionalë, që patjetër duhet të stimulohen dhe të inkurajohen për zhvillimin, forcimin dhe avancimin e fushëveprimit të tyre, por vazhdimisht përfitojnë grupe të caktuara të interesit, që për dy-tri vite të amortizimit të grantit shuajnë veprimtaritë e tyre.

Një gjykim të ngjashëm e ka edhe Ragip Guraziu. “Është tepër shqetësues fakti se si po ndodh që nga grantet me të madhe anashkalohen fermerët apo ndërmarrësit tradicionalë,inkurajohet skema politike partiake dhe oligarke nga qeveritarët e kriminalizuar”, thekson ai.”Është tepër shqetësues faksi se si po bëhen pothuajse të gjitha grantet e qeverisë, qoftë në nivelin qendror apo në atë komunal, e që gjoja jepen për zhvillim ekonomik, vetëm skema korruptive që po e financojnë klientelën partiake dhe oligarkët e inkriminuar të lidhur me politikanët e qeveritarët e kriminalizuar”, vijoi më tutje Guraziu.”Janë në një përqindje të madhe rastet kur nga këto grante nuk përfitojnë asnjëherë fermerët apo ndërmarrësit tradicionalë që duhet të stimulohen dhe inkurajohen për zhvillimin, forcimin dhe avancimin e fushëveprimit të tyre, por përfitojnë grupe të caktuara të interesit, që për dy-tri vite të amortizimit të grantit shuajnë veprimtaritë e tyre”, tha Guraziu për “Kosova Sot”. Sipas tij, nga grantet anashkalohen fermerët apo ndërmarrësit tradicionalë, inkurajohet skema politike partiake dhe oligarkike, qeveritarët e kriminalizuar.

(Kosova Sot)